Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Këto janë disa ide brilante tatuazhesh për të gjitha ju mama të guximshme!

(Foto) Këto janë disa ide brilante tatuazhesh për të gjitha ju mama të guximshme!
October 20
10:14 2016

Nëse tashmë jeni mama, por keni ëndërruar gjithnjë të keni një tatuazh, mos e lini ëndrrën tuaj t’ju konsumohet pa e realizuar. Lërini mënjanë tabutë dhe të gjitha rregullat e mbrapshta që vendos shoqëria, edhe mamatë mund të bëjnë tatuazhe. Sigurisht që me kalimin e moshës bëhet edhe më e vështirë zgjedhja se çfarë duhet të pikturoni përgjithmonë në lëkurë, ndaj një tatuazh i vonshëm është shumë më delikat dhe shoqërohet me shumë pikëpyetje në mendje krahasuar me një tatuazh që e bëni kur jeni në moshën e adoleshencës.

Ne po ju japim disa ide se cilat mund të ishin disa tatuazhe perfekte për ju:

 

  1. Një tatuazh i thjeshtë

1

Bëni tatuazh diçka të thjeshtë që jo domosdoshmërish lidhet me faktin që jeni nënë. Diçka që ju e keni dashur gjithnjë: një fjalë, një frazë, një shenjë që personifikon jetën tuaj.

 

  1. Një tatuazh i vogël

2

Nëse jeni në mëdyshje nëse doni apo jo të keni një tatuazh, zgjedhja më e mirë është të bëni një figurë të vogël dhe këtu do të kuptoni vërtet se çfarë dëshironi.

 

  1. Një tatuazh me ngjyrë

3

Guxoni pak më tepër! Vizatoni diçka në lëkurë për të cilën mund të frymëzoheni edhe nga fëmijët tuaj…

 

  1. Një vizatim i fëmijës tuaj

4

Kur të bëni tatuazh një vizatim të fëmijës tuaj, do të ndjeni gjithnjë faktin se ai është  artisti i vërtetë i jetës tuaj.

  1. Një tatuazh që do t’ju kujtojë ritualin e gjumit me fëmijët tuaj

5

Një nga momentet më të bukura kur rrisni fëmijët është kur lexoni përrallat para gjumit. Këto çaste nuk do të zgjasin përgjithmonë, por ju mund të pikturoni në trup për ta pasur gjithmonë me ju.

 

  1. Një tatuazh nga literatura juaj e preferuar

6

Një shprehje libri, një moto që ju e keni lexuar dhe që ju përshtatet do të ishte perfekte.

 

  1. Një tatuazh plot kuptim

7

Vizatoni diçka që ju lidh me datat më speciale të jetës, martesën tuaj apo ditën kur ka lindur fëmija.

 

  1. Një tatuazh që ju motivon

8

Ju jeni tashmë një mama, por edhe mamatë mund të jenë trendi. Bëhuni kreative!

  1. Një tatuazh poetik

9

Merrni dy rreshta nga poezia juaj e preferuar dhe krijoni një tatuazh që do të jetë përjetë i juaji.

 

  1. Një tatuazh që mban gjithë jetën tuaj

10

Një portret i fëmijës është një nga tatuazhet më të guximshëm, por nuk do të pendoheni asnjëherë!

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje