Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Humb jetën duke pritur transplantin e zemrës. Përqafimi i lamtumirës së familjes së 2-vjeçares bën xhiron e rrjetit…

(Foto) Humb jetën duke pritur transplantin e zemrës. Përqafimi i lamtumirës së familjes së 2-vjeçares bën xhiron e rrjetit…
February 05
13:33 2018

Të dhimbshme momentet që na vijnë të fotografuara nga një familje amerikane teksa i jep përqafimin e lamtumirës vogëlushes së saj.

Adalynn, vetëm dy vjeçe nuk ia doli teksa priste një zemër të re. Ajo lindi me një difekt në zemër dhe ishte në listën e atyre qe po priste një transplant i cili nuk erdhi kurrë.

Imazhet e lamtumirës që i dhanë prindërit e saj dhe vëllezërit, me lejen e tyre janë bërë pjesë e një fushate sensibilizimi për dhurimin e organeve.

Shkrepjet e Suba Dabit kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit e sidomos përqafimi i mamasë dhe babait të Adalynn. Ata kanë depërtuar thellë në zemrën e opinionin publik amerikan, por edhe atë botëror. /Blitz.al/

Shperndaje