Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Facebook vjen me risi: ndryshon përgjithmonë pamja e “fanpage”-ve

June 29
13:39 2016

Pamja e vjetër e ‘fanpage’

 

Vazhdimisht stafi administrativ i Facebook-ut vendos të vijë me ndryshime dhe risi për përdoruesit, duke i dhënë një pamje tjetër rrjetit social. Këtë herë ndryshimi është bërë te faqet “fanpage” dhe jo tek ato llogaritë personale.

Opsionet si “home”, “photos”, “videos” tanimë janë zhvendosur si rubrika të veçanta në të majtë të faqes; për të qenë më lehtë të aksesueshme nga ndjekësit, ndërkohë që detajet prezantuese (rubrika “about”) është zhvendosur në të djathtë të faqes. Pjesa qendrore nuk ka ndryshime dhe postimet kanë të njëjtën pamje që kanë pasur.

Logoja e “fanpage”-it është ndryshuar duke u zhvendosur në të majtë të faqes dhe nuk është më mbi “cover”-in (pamjen e parë me përmasa të mëdha që vihet re menjëherë pasi klikon në një “fanpage”).

Ndërkohë këto ndryshime nuk janë bërë të menjëhershme te të gjithë, ndaj nëse ju nuk arrini të shikoni pamjen e ndryshuar duhet të prisni që Facebook-u të bëjë “update” vetë dhe ju të keni mundësi të keni akses në “fanpage”-in me pamje të re.

Nëpërmjet galerisë mund të ndiqni pamjen para dhe pas të “fanpage”-eve.

Komento
Shperndaje