Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Çifti hap dhuratën 9 vite pas dasmës. Ajo që zbulojnë i lë pa fjalë…

September 10
14:24 2016

...

Është gjithmonë e vështirë të bësh dhuratën e duhur në një dasmë, por nëse dikush e ruan surprizën tënde për 9 vite rresht, atëherë rezulton se ke bërë gjënë e duhur.

Kathy dhe Brandon Gunn, çifti nga Michigan-i i cili u martua më 1 shtator të vitit 2007, mori një dhuratë “misterioze” nga halla e Kathy-t, ku shkruhej: “Mos e hapni deri në mosmarrëveshjen e parë”.

Pavarësisht këtij shkrimi, çifti e mbajti të pahapur letrën për 9 vjet, edhe pse kishte kaluar shumë mosmarrëveshje në marrëdhënie.

Duhej të vinte dita e gjetjes së dhuratës së duhur për një dasmë tjetër ajo që i shtyu dy të martuarit të vendosnin për t’iu rikthyer misterit të hallës së Kathy-t.

“Mendova për dasmën time të 9 viteve më parë dhe u përpoqa të kujtoja dhuratat më kuptimplota. E bukura e kësaj? Dhurata që më pëlqente më shumë ishte pikërisht ajo që qëndronte e pahapur”, – shprehet Kathy.

Sipas tyre, në atë kuti duhej të qëndronte sekreti i një martese të lumtur, për aq kohë sa të afërmit e gruas kishin thuajse gjysmë shekulli të martuar, por ndryshe nga ç’mendonte çifti, dhurata përmbante thjesht dy gota vere, një vazo, disa produkte dushi dhe disa kartëmonedha. Gjithashtu aty gjetën dy shkrime, një për secilin nga bashkëshortët.

“Kathy, shko merr një picë, një karkalec apo diçka që të dy e keni qejf. Bëj një dush shpejt”, – shkruhej në letrën e Kathy-t.

“Brandon, shko bli lule dhe një shishe verë”, – shkruhej në letrën e Brandon-it.

Ishte kjo dhurata që e bëri çiftin të kuptonte se simbolika e kësaj gjëje shkonte përtej rëndësisë së një dhurate të thjeshtë. Sipas Kathy-t, ajo zbuloi se çelësi i një martese të shëndetshme e të fortë nuk qëndronte në atë kuti misterioze, por jashtë saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje