Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foshnja e saj për pak humbi 4 gishta nga një fije floku, gruaja kërkon t’u japë një këshillë të gjitha nënave…

Foshnja e saj për pak humbi 4 gishta nga një fije floku, gruaja kërkon t’u japë një këshillë të gjitha nënave…
October 06
10:20 2018

Nga situata shumë të thjeshta mund të lindin probleme të mëdha dhe kjo vlen absolutisht edhe për fëmijët e vegjël. Një nënë ka përjetuar një situatë të vështirë me foshnjën e saj të porsalindur dhe i gjithë problemi erdhi nga një fije floku. Alex Upton u zgjua nga e qara e vogëlushit të saj Ezra, i cili refuzonte që të pinte qumësht. Pasi e kontrolloi foshnjën e saj, ajo vuri re se këmba e tij ishte e kuqe dhe e fryrë. Një fije floku ishte mbështjellë përreth 4 gishtave të djalit të vogël dhe i kishte ndërprerë qarkullimin e gjakut për rreth 14 orë. Nëse Alex nuk do e kishte vënë re në kohë fijen e flokut, Ezra mund të kishte humbur 4 gishtat e tij të këmbës.

Alex mbeti e shokuar dhe që nga ai moment kujdeset që t’i mbajë flokët e saj gjithnjë të mbledhur, duke e kontrolluar vogëlushin gjatë gjithë kohës. Ajo u shpreh se donte të ndërgjegjësonte të gjitha nënat se sa e rrezikshme mund të jetë një fije floku për jetën e fëmijës, prandaj duhet pasur kujdes edhe nga gjërat që në dukje mund të mos jenë të dëmshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje