Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet djali i Hugh Hefner: Si është të rritesh në shtëpinë e Playboy-t…

Flet djali i Hugh Hefner: Si është të rritesh në shtëpinë e Playboy-t…
June 10
11:18 2016

Të gjithë e kemi vrarë mendjen dhe jemi bërë kuriozë të dimë se si është të jetosh në vilën e famshme të “PlayBoy”.  Të gjithë këtë kuriozitet na e heq Cooper Hefner, djali më i vogël i Hugh, themeluesit të revistës Playboy, i cili ka treguar se si ka qenë jeta në atë vilë para se të shitej.

“Të vjen për të qeshur sepse është një vend ikonik, kurse bota e sheh si ‘Meka’ e orgjive, por për mua ka qenë gjithmonë një lloj vendi alla ‘Indiana Jones’ sepse kur isha i vogël asgjë nga ato që mendohej se ndodhte nuk ndodhte dhe unë isha tërë kohës duke notur ose duke parë kafshët, pasi kishim edhe një kopësht zoologjik, që ishte shtëpia e shumë kafshëve të egra.”, – është shprehur Hefner për Business Insider.

Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe pjesë që duam të dimë të gjithë: Ç’ndodhte me Cooper-in dhe pjesën tjetër të fëmijëve kur prindërit po “festonin”?

“Ata siguroheshin që ne të ishim në një vend ‘të sigurt’ para se të nisnin ‘festimet’.”, – ka treguar Cooper, “Pooor, si çdo 13-14-15 vjecar, nëse je në katin e dytë dhe në të parin po ndodh një festë Krishtlindjesh, sigurisht që do të shkosh të shohësh te vrima e çelësit ç’po ndodh dhe pse ne nuk ishim të ftuar. Po këto rastet ishin të shumta dhe aty kuptuam se ç’ndodhte në të vërtetë në vilë.”

Në janar të këtij viti, vila doli në shitje për plot 200 milion $ me kushtin që Hugh Hefner të qëndronte aty deri sa të vdiste. Çuditërisht shtëpia u shit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje