Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin ekspertët: Këto janë arsyet kryesore se pse një vajzë/grua tradhton partnerin

Flasin ekspertët: Këto janë arsyet kryesore se pse një vajzë/grua tradhton partnerin
August 11
10:47 2017

Kur një grua tradhton partnerin e saj, nuk bëhet gjithmonë në momente nervozizmi. Shpeshherë një marrëdhënie e paqëndrueshme e ka çuar atë në krahët e dikujt tjetër, të paktën kështu janë shprehur psikologët e Universitetit të Kalifornisë të cilët pasi kanë realizuar një pyetësor të gjatë me vajzat dhe gratë që kanë tradhtuar partnerët e tyre kanë dalë në këto konkluzione:

Më poshtë do të shihni disa prej arsyeve se pse një grua bëhet e pabesë.

  • Ajo nuk ndihet e vlerësuar

Në qoftë se partneri nuk i bën të ndihen të vlerësuara ato e kërkojnë vlefshmërinë në një tjetër vend.

  • Ka mungesë të kontaktit fizik

Kontakti fizik është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Nëse kontakti mungon, atëherë diçka nuk është duke shkuar mirë.

  • Zëri i saj nuk dëgjohet

Gratë mashtrojnë kur ato ndiejnë se mendimet e tyre nuk i dëgjon askush. Ato duan të dëgjohen kur flasin dhe të kenë vëmendjen e plotë të partnerit.

  • Ju jeni duke e nënvlerësuar

Në qoftë se ajo ndihet inferiore ndaj jush, atëherë e keni humbur.

  • Seksi nuk shkon mirë

Në qoftë se keni probleme në dhomën e gjumit atëherë është e sigurt se e dashura juaj do të kërkojë një person më të mirë se ju. Kini kujdes çuna mos ta humbni partneren për gjëra të tilla!/Blitz.al/

 

Shperndaje