Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët rrënqethëse të ushtarit rus, përpara se të vdiste në Siri

March 31
10:28 2016

Fjalët e fundit të ushtarit rus Alexander Prokhorenko kanë prekur të gjitha forcat e armatosura në mbarë botën!
25-vjeçari i ka ‘detyruar’ avionët rusë të sulmojnë drejt tij, për të evituar rënien në dorën e forcave armike të Shtetit Islamik, të cilët e kishin rrethuar!

“Janë ngado! Nuk dua të më kapin, se më pas do të bëjnë me mua ç’të duan! Ju lutem, bëni të mundur që të vdes me dinjitet!” – ishin disa nga fjalët e tij të fundit!

U cilësua një hero në Rusi ushtari i forcave speciale, që humbi jetën në misionin sekret në qytetin antik sirian, Palmira! Bashkëshortja Ekaterina, shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, e hidhëruar rrëfeu se nuk ishte në dijeni të rolit të Prokhorenkos, i cili ishte larguar nga shtëpia 2 muaj më parë, me justifikimin për të bërë stërvitje në Kaukaz! Në të vërtetë, 25-vjeçari ishte një anëtar i “Vympel”, pjesë e forcave speciale nën urdhrat e shërbimeve sekrete ruse, të specializuara për spiunim dhe mbledhje informacioni në territorin armik!

Për arsye të cilat nuk bëhen të ditura, në misionin e tij të fundit, ushtari ishte identifikuar nga ekstremistët, të cilët e kishin rrethuar e po afroheshin gjithnjë e më shumë! I gjendur në një situatë pa shpëtim, edhe për arsye se forcat ruse nuk dispononin aty trupa për ndërhyrje të shpejtë, e kanë detyruar të riun t’i bëjë thirrje të vetëve që ta sulmojnë zonën ku ndodhej, për t’i shpëtuar vdekjes nga dora e armikut! Forcat ruse, të gjendura në një situatë të vështirë, nuk kishin zgjidhje tjetër!

Presidenti Vladimir Putin do të jetë prezent si në funeralin e përgatitur nga shteti, ashtu edhe në ceremoninë private që i bëhet forcave të këtij grupi, për t’i dhënë heroit titullin më të lartë të Shtetit!

 

Etiketimet
Shperndaje