Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmi “Scare Campaign”, horrori i ardhshëm i australianëve. Shihni trailerin!

Filmi “Scare Campaign”, horrori i ardhshëm i australianëve. Shihni trailerin!
May 29
18:21 2016

“Scare Campaign” është një film horror mbi një shaka, e cila shkon keq, ndryshe nga sa pritet.

Edhe pse ndoshta diçka e çuditshme nuk është dëgjuar nga Australia kohët e fundit, me këtë film ata kanë vendosur të na tmerrojnë të gjithëve.

Pas “Wolf Creek”, dhe “The Babadook”, australianët janë të vendosur mbi zhanrin horror  dhe këtë herë sjellin një histori ku një ekuipazh televiziv zgjedh të merret me  viktimën e gabuar. Regjisorët e filmit  janë Cameron dhe Colin Cairnes. Nëse kënaqeni duke parë videot gazmore në Youtube, duhet t’ju paralajmërojmë se ky film është diçka tjetër. Regjisorët thonë se filmi është xhiruar në një azil të vjetër të çmendurish. Pjesë e filmit do të jenë  Olivia DeJonge, Meegan Warner dhe  Ian Meadows. Nuk ka ende një datë të saktë të daljes së filmit, por mund të ndiqni në videon e mëposhtme trajlerin e këtij filmi:

Komento
Shperndaje