Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmi i shkurtër bën magjinë! Nëse fëmija juaj është i acaruar, qetësohet menjëherë

Filmi i shkurtër bën magjinë! Nëse fëmija juaj është i acaruar, qetësohet menjëherë
November 11
18:15 2016

Ditën e djeshme, vajza ime 6-vjeçare u nevrikos aq shumë sa filloi të gjuante dhe t’i shkulte flokët bashkëshortit tim. Po bërtiste aq shumë sa mendova se do t’i dilnin mushkëritë nga vendi. Realisht nuk dija se çfarë të bëja dhe jam e sigurt që edhe mama të tjera kanë përjetuar të njëjtën gjë si unë.

Nisur nga kjo, një mikja ime më rekomandoi një film të shkurtër, vetëm 4 minutësh, që tregon në thelb se çfarë përjetojnë fëmijët kur janë me nerva dhe pse ata bëhen me nerva. Filmi titullohet  “Just Breathe” (Thjesht relaksohuni). Ky film i shkurtër i ndihmon prindërit që të kuptojnë se çfarë ndiejnë fëmijët e tyre në momentet që janë me nerva.

Ju si prindër mund ta shikoni këtë video për të kuptuar më mirë herën tjetër kur fëmijët tuaj të jenë me shumë nerva dhe pse jo të veproni njësoj si fëmijët e videos edhe kur ju vetë jeni nevrik për një çast.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje