Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festohet shoqëria më e mirë në botë, këto shoqe janë tani 100 vjeçe!

Festohet shoqëria më e mirë në botë, këto shoqe janë tani 100 vjeçe!
June 20
16:18 2016

Tri gra në Uashington kanë tejkaluar çdo pritshmëri për sa i përket jetëgjatësisë së një shoqërie. Gladys Butler, Ruth Hammett dhe Bernice Underwood kanë festuar ditëlindjen e 100-të pranë njëra-tjetrës.

Këtë fundjavë, familjarët dhe të afërmit e tyre kanë organizuar një festë ditëlindje për të tria. Ato kanë qenë shoqe që kur ishin vajza të vogla dhe rastësia e fatit ka bërë që jo vetëm të jenë moshatare, por t’i kenë ditëlindjet të tria në qershor. Gladys, Ruth dhe Bernice kanë lindur në 1916-n dhe të tria kanë lindur fëmijët e tyre të parë në vitin 1933.

Një urim special këtyre mikeve për kokë u ka ardhur edhe nga Oprah Winfrey, e cila ka thënë: “Ju keni parë gjithçka të këtij shekulli, duke shtrënguar duart e njëra-tjetrës. Sa emocionuese! Urimet më të mira për ditëlindjen tuaj”

Mes të qeshurash, tri shoqet kanë thënë: “Haleluja!”

Shperndaje