Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femrat e shijojnë më shumë beqarinë sesa meshkujt, ja pse…

Femrat e shijojnë më shumë beqarinë sesa meshkujt, ja pse…
September 29
17:33 2016

Femrat beqare duan të jetojnë ëndrrën e tyre. Sipas një studimi, femrat janë më pozitive sesa meshkujt kur janë vetëm.

Femrat mund të kultivojnë burimet emocionale dhe mund të jenë të lumtura vetëm.  Femrat kanë një marrëdhënie intime emocionale me miqtë dhe me partnerët e tyre, kurse meshkujt kanë marrëdhënie emocionale vetëm me partneret e tyre dhe kjo është arsyeja pse ata ndihen të humbur vetëm.

Më poshtë do të gjeni disa prej ndryshimeve midis femrave dhe meshkujve beqarë

  1. Shumica e femrave beqare nuk dalin në takime. Takimet mund të jenë kënaqësi, por shihen edhe si stresuese. Sipas një sondazhi, rreth 60 % e femrave nuk dalin në takime të reja pas ndarjes, kurse nga meshkujt, vetëm 43 % e tyre nuk dalin në takime. Sipas studimeve, shumë femra duan një marrëdhënie romantike dhe rrinë presin për të duhurin. Meshkujt janë gjithmonë duke ndjekur femrat dhe kërkojnë me ngul për ta gjetur një partnere.
  2. Shumë meshkuj tentojnë ta gjejnë dashurinë online, ndryshe nga femrat. Bisedat online shihen si një mundësi për njohje të reja. Por femrat nuk e pëlqejnë aspak këtë njohje dhe zakonisht nuk dëshirojnë t’u kthejnë përgjigje personave të panjohur.
  3. Shumë femra beqare gjejnë momentin për t’u takuar ballë për ballë. Ato besojnë se mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak duke u parë diku dhe duke biseduar, kurse meshkujt kërkojnë të njohin një femër edhe në qoftë se e kanë parë vetëm në një foto./Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje