Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët tuaj kalojnë shumë kohë në telefon? Studimet tregojnë se nuk ka pse të shqetësoheni

Fëmijët tuaj kalojnë shumë kohë në telefon? Studimet tregojnë se nuk ka pse të shqetësoheni
January 08
16:47 2019

Shpesh shqetësimi më i madh i prindërve është koha e gjatë që fëmijët kalojnë në telefon apo pajisje të tjera elektronike. Por studimet thonë që nuk ka asgjë për të cilën duhet të merakosen.Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) tregon se nuk ka dëshmi që koha përpara ekranit është “toksike” për shëndetin.

Ekziston një lidhje midis përdorimit të lartë ekranit,obezitetit dhe depresionit. Por nuk është e qartë nëse pajisjet elektronike po shkaktonin këto probleme apo njerëzit me depresion ishin më të prirur t’i përdornin më shumë.

Ndërkohë që ekspertët sugjerojnë të mos shqetësoheni për orët e gjata në telefon, por është e rëndësishme që ato të mos zëvëndësojnë orët e gjumit, të aktivitetit fizik apo të kohës me familjes.

Kompjuteri dhe interneti janë një mënyrë e mirë për të marr informacion dhe për të hapur dritaret e botës. Lërini fëmijët të lirë, për aq kohë sa i kushtojnë kohë dhe aktiviteteve të tjera dhe nuk devijojnë nga interaktiviteti social.

E vetmja kohë që duhet kufizuar përdorimi i telefonit, është përpara gjumit pasi ekzistojnë prova që ndikon në cilësinë e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje