Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët me inteligjencë natyrale kanë këto 5 karakteristika. Zbuloni nëse fëmija juaj është i tillë!

Fëmijët me inteligjencë natyrale kanë këto 5 karakteristika. Zbuloni nëse fëmija juaj është i tillë!
October 21
16:49 2016

Shpesh në diskutime me prindërit do të kuptoni se shumica prej tyre tregojnë se kanë fëmijë inteligjentë. Kjo sepse çdo prind e cilëson fëmijën e tij si inteligjent. Dashuria që kanë për të vegjlit e tyre i bën të mendojnë se çdo gjest apo çdo mendim i tyre është i mençur.

Megjithatë, ekspertët e psikologjisë kanë dalë në përfundime se në fakt fëmijët që janë inteligjentë të lindur kanë disa karakteristika të përbashkëta. Nëse edhe  fëmijët tuaj i kanë këto karakteristika, atëherë me siguri ata kanë një inteligjencë të lindur. Megjithatë, edhe nëse nuk i kanë kjo nuk do të thotë se ata nuk janë inteligjentë sepse inteligjenca e fëmijëve është shumë individuale dhe ata spikasin në fusha të ndryshme.

  1. Kanë një interes shumë të fortë ndaj shkencës ose literaturës.
  2. Kanë memorie më shumë se të mirë dhe mbajnë mend çdo detaj.
  3. Kanë aftësi për të zbërthyer pikturat abstrakte dhe dinë të konceptualizojnë.
  4. Janë të prirur të pranojnë kompleksitetin dhe ta kuptojnë atë.
  5. Dinë të disiplinojnë veten dhe nuk kanë nevojë për kontrollin e prindërve apo mësuesve.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje