Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët dhe teknologjia? Ja çfarë rregullash duhet të ndiqni

Fëmijët dhe teknologjia? Ja çfarë rregullash duhet të ndiqni
October 21
10:43 2016

Nëse fëmija juaj është tre vjeç dhe i fiksuar me lojërat kompjuterike apo pëlqen të luajë me telefon duhet të keni kujdes dhe të qartësoni  qëndrimin tuaj rreth kësaj. Sa kohë duhet të shpenzojë fëmija në mjete teknologjike dhe çfarë këshillohet të ndjekë? A duhet të ketë disa rregulla në familje?

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka lançuar një udhëzues online për të gjithë prindërit. Bëhet fjalë për një mjet interaktiv  që ju lejon të vendosni udhëzime për çdo fëmijë  bazuar në moshën dhe ku mund të vendosni rregullat e familjes.

Duhen jo më shumë se 5 minuta për të vendosur oraret e duhura se kur duhet të shohin fëmijët televizor apo të luajnë lojëra dhe cilat prej tyre duhet të shmangin sipas këtij raporti dhe gjithçka varet nga mosha e fëmijës.  Të gjithë ndoshta i kanë menduar disa prej këtyre rregullave, por gjithçka është më e qartë dhe e besueshme kur është konkrete. Gjithashtu plani përfshin angazhimin në të tjera aktivitete për të mos qëndruar për një kohë të gjatë të lidhur me teknologjinë. Pediatrit thonë se prioriteti i fëmijëve duhet të jenë ushtrimet e ndryshme fizike dhe gjumi  nga 8-12 orë.  Ata rekomandojnë që prindërit të mos i lënë fëmijët të luajnë me telefona para gjumit. Kjo duhet të funksionojë edhe për adoleshentët të cilët gjithnjë e më shumë po bëhen të varur nga rrjetet sociale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje