Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve te femrat

Faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve te femrat
September 29
18:26 2016

Rënia e flokëve është një problem që po prek shumë njerëz, sidomos femrat. Të gjithë kërkojnë arsyen pse ndodh kjo dhe si mund ta parandalojnë. Më poshtë do të shihni se cilët janë disa prej shkaktarëve për rënien e flokëve.

  • Stresi
    Stresi i madh ndikon shumë te rënia e flokëve. Disa prej streseve më të mëdha që shkaktojnë rënien e flokëve janë: një vdekje, ndarje, borxhe, humbja e punës. Kjo gjë ndodh deri në dy muaj pas ngjarjes stresuese.
  • Pas shtatzënia
    Shtatzënia është një tjetër faktor i rënies së flokëve sepse gjatë shtatzënisë trupi prodhon më shumë estrogjen, që ndikon në rritjen e flokëve. Por pas lindjes së fëmijës në trup ka mungesë estrogjeni dhe floku fillon të bjerë.
  • Mungesa e vitaminave
    Flokët bien kur keni mungesë vitaminash në trup. Duhet të rregulloni dietën ushqimore dhe të kujdeseni që të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur, vitaminë C dhe biotin.
Komento
Shperndaje