Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fakte që do t’ju ndryshojnë mënyrën se si perceptoni kohën

Fakte që do t’ju ndryshojnë mënyrën se si perceptoni kohën
July 01
19:12 2016

Koha është një nga gjërat më komplekse dhe të mistershme që njerëzimi ka parë ndonjëherë.

Fakti që është relative e bën kohën të perceptohet në mënyra të ndryshme, në bazë situatave apo gjendjes shpirtërore.

Por ne do t’ju tregojmë disa fakte tepër interesante, të cilat do t’ju bëjnë të ndryshoni mënyrën se si arrini të perceptoni kohën.

Së pari, rreth 800 milionë vite më parë, 1 vit në Tokë kishte plot 486 ditë, kurse sot ka 365 ditë.

Së dyti, piramida e Keopsit është ndërtuar në vitin 2560 pr.K, kurse Kleopatra jetoi në vitet 69-30 pr.K, ndërsa ulja e parë në Hënë ndodhi në vitin 1969. Pra, Kleopatra jetoi më pranë uljes në Hënë sesa ndërtimit piramidës së Keopsit.

Së treti, sipas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, koha nisi me shpërthimin Big Bang, rreth 13,7 miliard vite më parë.

Së katërti, të gjithë njerëzit jetojnë 80 milisekonda në të shkuarën. Kjo sepse truri i njeriut arrin t’i perceptojë ngjarjet dhe veprimet rreth një sekondë pasi ato ndodhin.

Gjithashtu, një person normal jeton rreth 0,16 të një sekonde kozmike.

Etiketimet
Shperndaje