Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook, Messenger dhe Instagram problem në gjithë botën!

Facebook, Messenger dhe Instagram problem në gjithë botën!
March 13
18:43 2019

Që prej orës 17:30 në të gjithë botën rrjetet sociale kanë pësuar një problem.

Në Facebook, Instagram dhe Messenger nuk mund të publikohet asgjë dhe ky problem ka shqetësuar tv gjithë botën. Sapo mundohesh të publikosh diçka në ekranin e kompjuterit apo aparatit tuaj celular shfaqet tabela error e sistemit me këtë mesazh:

“Oops… Diçka nuk shkon. Ne po punojmë për ta rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ende është e paqartë se çfarë po e shkakton këtë ngërç dhe i vetmi burim komentesh aktualisht është bërë Twitter, i vetmi që funksionon normalisht.

Zonat ku nuk punojnë këto rrjete sociale:

Komento
Shperndaje