Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Erdhi sezoni i Shigjetarit, ja cilat dhurata janë perfekte për ta

Erdhi sezoni i Shigjetarit, ja cilat dhurata janë perfekte për ta
November 24
14:24 2018

Shigjetarët janë më të lumtur kur janë jashtë, duke udhëtuar ose duke u argëtuar. Cilat janë dhuratat më të mira për një Shigjetar? Një piknik i improvizuar ose një udhëtim në një ujëvarë piktoreske do të ishin të dyja takime të mrekullueshme që një partner Shigjetar thjesht do t’i adhuronte.

Shigjetari është i apasionuar për çdo gjë që përfshin udhëtimin, pavarësisht nëse është një ishull ekzotik apo një pushim familjar zbavitës. Udhëtari i përjetshëm ka një etje për aventurë që duhet të shuhet herë pas here. Sa më shpesh, aq më mirë! Cilat janë dhuratat më të mira për një Shigjetar? Çdo gjë që ka të bëjë me udhëtimin natyrisht!

Kini parasysh që një Shigjetar do të vlerësojë çfarëdo dhurate që i bëni, por sigurohuni të jetë një surprizë e këndshme.

Por përveç gjëravë të lidhura me udhëtimin, çfarë dhuratash të tjera mund t’i bëni?

Veshje: Tentoni me ngjyrat kafe, e verdhë, blu ose e kuqe. I adhurojnë.

Aksesorë: Guri i lindjes së Shigjetarit është rubini, por nëse kjo është shumë e shtrenjtë për t’u përballuar mendoni një improvizim të gurëve të tjerë… të kuq.

Dhurata gazmore: Me një sens humori fantastik, Shigjetari në jetën tuaj do të vlerësonte dhe një libër humoristik, të shkonit në kinema për një film komedi apo edhe disa bileta për në një shfaqje humori.

Libra: Ah sa i adhurojnë ata librat me vlerë, duke nisur që nga guidat e udhëtimit, ato me fotografi e deri tek librat filozofikë që t’i mundësojnë të kuptojnë jetën më mirë.

Adrenalinë: Nëse nuk e përballoni dot një udhëtim dhuratë, mendoni për një aventurë me adrenalinë në një park, apo hedhje me parashutë.

Gjithashtu, Shigjetarët pëlqejnë dhe sende sentimentale që i rikujtojnëë marrëdhënien që kanë me ju. Gjeni një filxhan, orendi apo dhe një t-shirt me një shprehje domethënëse të shoqërisë apo lidhjes suaj.

/Blitz.al/

 

Share