Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emoji-t që përdorni në mesazhe thonë shumë për situatën tuaj në dashuri

Emoji-t që përdorni në mesazhe thonë shumë për situatën tuaj në dashuri
July 18
11:49 2016

Nëse nuk e dini akoma, por mund ta keni vënë re se ka një emoji me datën 17 korrik – kjo është sepse 17 korriku është Dita Ndërkombëtare e emoji-t. Nëse jeni një nga ata që dashuroni përdorimin e emoji-ve me shumë mundësi ju keni tashmë emoji-t tuaj të preferuar. Mund të ngjajë e çuditshme, por emoji-t e preferuar thonë shumë për karakterin tuaj dhe sidomos për situatën dashurore. Më poshtë vëreni disa rezultate që kanë dalë nga një studim i kryer nga ekspertë të kompanisë së emoji-t, të cilët kanë lidhur përdorimin e tyre me karakteret e përdoruesve.

  1. Përdoruesit e emoji-ve dalin më shumë në takime

Sipas studimit, 52% e përdoruesve single të emoji-eve dolën në takime të shpeshta vitin e kaluar krahasuar me 27% të personave single që nuk përdorin emoji. Gjithashtu, përdoruesit e tyre kanë tendencën të jenë përdorues më të shumtë të rrjeteve sociale se pjesa tjetër.

  1. Përdoruesit e emoji-eve kryejnë më tepër marrëdhënie seksuale

Nga personat që u survejuan prej studiuesve, 54% e personave single që përdorin shumë emoji patën shumë më tepër eksperienca seksuale se 31% e personave single që nuk përdorin emoji fare. Kjo sepse ata dinë të zgjedhin emojit e duhur në komunikim për t’u dukur edhe më interesant dhe seksi…

  1. Përdoruesit e emoji-eve kanë më tepër tendencë të martohen

Kjo në fakt tingëllon surprizuese, por është e vërtetë. Përdoruesit e emoji-eve kanë tendencën të martohen me shpejt se ata që nuk përdorin fare. 62% e personave single që përdorin emoji u martuan më shpejt se 30% e personave single që nuk përdorin emoji. Kjo lidhje mes martesës dhe emoji-t është me të vërtetë e çuditshme!

  1. Meshkujt dhe femrat flirtojnë duke përdorur të njëjtat emoji

Pavarësisht gjinisë, emoji-t flirtues që përdoren më tepër janë fytyra që shkel syrin, fytyra e turpëruar, gjuha përjashta dhe llojet e puthjeve. Vetëm nëse ju keni një emoji të  veçantë që e përdorni me personin që flirtoni ky rregull ndryshon, por në përgjithësi si meshkujt edhe femrat përdorin më tepër emoji-t e sipërpërmendura kur flirtojnë.

Komento
Shperndaje