Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emoji-t që keni ëndërruar gjithmonë tani janë gati për përdorim

June 22
12:40 2016

Për të gjithë ju që dashuroni “bacon”-in dhe avokadon, emoji-t e reja do t’ju kënaqin! Kompania “Univode Consortium”, e cila është përgjegjëse për krijimin e emoji-eve dhe implementimit të tyre në sisteme kompjuterike, ka bërë gati për publikun plot 72 emoji të reja.

Emoji-et kanë shkuar përtej kënaqësisë së komunikimit. Ato kanë hapur debate të vazhdueshme mbi gjininë dhe racën. Jo më kot, përpara disa muajsh kompania vendosi të gjitha ngjyrat e lëkurës tek emoji-et me fytyra njerëzish. Për të njëjtat arsye, në krijimin e emoji-eve të reja, ata kanë pasur kujdes në ruajtjen e balancën midis emoji-eve femra dhe meshkuj. Njësoj si emoji me vajzën kërcimtare do të ketë edhe një djalë kërcimtar. Do të ketë edhe një princ pranë emoji-t me princeshë dhe një grua shtatzënë do t’i bashkohet grupit të emoji-eve të reja.

Tani që këto emoji janë gati është në dorë të kompanive Apple, Google dhe Microsoft nëse duan apo jo t’i integrojnë këto të fundit në sistemet e tyre. Nëpërmjet galerisë, ndiqni disa nga emoji-et e reja të cilat do të bëhen menjëherë të preferuarat tuaja.

Shperndaje