Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët e dinë kurën e “bulizmit”: Ushqeni fëmijët shëndetshëm dhe ata s’do kenë probleme!

Ekspertët e dinë kurën e “bulizmit”: Ushqeni fëmijët shëndetshëm dhe ata s’do kenë probleme!
December 14
16:04 2017

 

Sipas ekspertëve, vogëlushët që ushqehen shëndetshëm kanë më pak probabilitet të jenë viktima të bulizmit dhe kjo sepse ka të bëjë shumë me vetësigurinë dhe mungesën e emocioneve negative që shpesh krijohen nga sheqeri i tepërt në trup.

Edhe pse mund të jetë e vështirë që t’i mësoni vogëlushët tuaj që të konsumojnë perime dhe fruta apo peshk, gjithsesi, “ia vlen barra qiranë”.

Teksa janë marrë në investigim rreth 8000 fëmijë nga mosha dy deri në nëntë vjeçare, studiuesit kanë dalë në konkluzionin se fëmijët që rriteshin me ushqime të shëntetshme ishin më të shkathët dhe më energjikë, çka i bënte personat që ushtrojnë bulizëm të mos e mendojnë dy herë ngacmimin e tyre sepse i frikësohen.

Shpesh shkenca flet për benefitet e të ushqyerit shëndetshëm tek fëmijët sidomos përsa i përket shendetit të tyre por mesa duket të ushqyerit shëndetshëm ka efekt edhe tek jeta sociale e tyre. /Blitz.al/

Shperndaje