Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eksperiencat negative në fëmijëri ndikojnë në shëndetin e të vegjëlve tuaj

Eksperiencat negative në fëmijëri ndikojnë në shëndetin e të vegjëlve tuaj
November 01
17:12 2016

Sipas një studimi të shëndetit publik, në Uells fëmijët që janë të ekspozuar ndaj abuzimit, dhunës në familje apo streseve të tjera kanë më shumë gjasa për të pasur probleme shëndetësore afatgjata. Rreth 14%  e fëmijëve që përjetojnë ndarjen e prindërve ka gjasa të kenë  probleme me mushkërinë ose zemrën kur të rriten.

Është shumë  e rëndësishme që fëmijëve t’u krijohet një ambient i mirë familjar. Ky studim analizon ndikimin afatgjatë të përvojave të këqija në vitet e hershme të jetës.

  • Shumë nga këta fëmijë kanë qëndruar të paktën një natë në spital.
  • Kanë gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.
  • Një pjesë e madhe prej tyre janë diagnostikuar me një ose më shumë sëmundje kronike.

Profesori Mark Bellis ka thënë: “Shumë prej nesh kanë pasur tronditje në fëmijëri dhe më pas jemi ngushëlluar nga prindërit. Por në qoftë se prindërit nuk ju ndihmojnë të relaksoheni atëherë trupi juaj zhvillohet në gjendje tensioni dhe fëmijët bëhen të gatshëm për të lënduar të tjerët dhe veten. Ata ka të ngjarë të bëhen përdorues të drogës dhe alkoolit”.

Fëmija mund të përjetojë incidente negative që në barkun e nënës. Në tremujorin e dytë të shtatzënisë fëmija mund të dëgjojë dhe bëhet i vetëdijshëm për tingujt rreth tij. Problemet e prindërve ndikojnë edhe te fetusi, sepse stresi ndikon në moszhvillimin e tij.

Ekspertët kanë treguar se njerëzit janë një simfoni e gjeneve.  Në shprehjen e gjeneve mund të ndikojnë pirja e duhanit apo alkoolit.  Gjithashtu fëmijët që kanë kaluar katër ose më shumë incidente janë të prirur të bëhen të dhunshëm.

Sipas studiuesve, prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos shkaktojnë stres te fëmijët, përkundrazi ata duhet të krijojnë te fëmijët e tyre një identitet të fortë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje