Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekskluzive/Pas përplasjes me policinë flet studenti i dhunuar: “Urdhërin për të na sulmuar e firmosi një militant i PS”

Ekskluzive/Pas përplasjes me policinë flet studenti i dhunuar: “Urdhërin për të na sulmuar e firmosi një militant i PS”
January 11
15:43 2019

Prej pak ditësh protesta e studentëve ka marrë një formë tjetër, pasi ata kanë zgjedhur që të bojkotojnë mësimin dhe të mbyllen brenda fakulteteve të tyre. Ndërkohë ditën e sotme kjo protestë është penguar, pasi forca të Policisë së Shtetit apo policisë private, këta të fundit të punësuar për të ruajtur shkollat, janë konfrontuar me studentët. Kjo ka ardhur pas një kërkese të Rektorit të Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit me arsyetimin se po pengohet proçesi i rregullt mësimor dhe studentët janë duke shkaktuar dëme të shumta materiale në mjediset e univeristeteve. Më shumë për këtë na tregon I.LL, student i Ekonomikut i cili ka qenë i pranishëm në çdo ditë të protestës së studentëve, e sidomos ditën e sotme, kur në ambientet e fakultetit të tij ndodhi përplasja me policinë. Madje jo vetëm kaq por ai ishte njëri nga studentët që u dhunua nga ta. Në një mini-intervistë ekskluzive për Blitz.al ai na jep më shumë informacione në lidhje me bojkotin e mësimit dhe mbi të gjitha, për atë ishte ngjarja më e komentuar e ditës:

1.Siç u pa dhe në media, me anë të një letre drejtuar policisë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ka kërkuar forcave të rendit të ndërhyjë me arsyetimin se ju keni dëmtuar ambientin e Universiteteve. A ka baza kjo kërkesë, ka pasur vërtetë dëme materiale?
-Janë të gjitha trillime, nuk ka pasur asnjë dëmtim të fakultetit nga brenda, qoftë dhe një karrige të prishur. 
2. Ndërkohë po në këtë letër, Koni shprehet se ka student që duan ta vazhdojnë mësimin dhe sezonin e provimeve e se ju po bëheni shkak për pengesën e kësaj? Si qëndron situata?
Në shkollë janë pyetur të gjithë se çfarë dëshirojnë dhe 71% e shkollës kërkoi bojkot, ndërsa ditën e djeshme në bazë të pyetjes që u është bërë studentëve është vendosur dhe për bojkotin. Nuk është e vërtetë që në fakultetin e ekonomisë shumica do mësim siç bën propagandë kryeministri.
3.A është e ligjshme protesta juaj në ambientet e universitetit dhe nga ana tjetër, çfarë thotë ligji për ndërhyrjen e policisë?
Protesta është e ligjshme, dhe nuk ka asnjë bazë ligjore duke iu referuar dhe ligjit për arsimin e lartë që policia të hynë në fakultet,. Kjo ndodh vetëm kur i jepet leje nga titullarët e Arsimit të Lartë. Dhe për këtë do i kërkohet llogari Rektorit i cili ka lëshuar letrën me kërkesat komplet të pabaza. Për të mos folur që administratori që ka firmosur këtë kërkesë është militant i PS, e disponueshme dhe me foto.
4.Si nisi konfrontimi me policinë, thuhet se forcat e rendit janë provokuar, sa e vërtetë është?
Sot në mëngjes ne nuk kemi penguar asnjë që të mos futej në fakultet, policia erdhi me forcë nga trotuari përballë fakultetit dhe pa folur fare na shtynë. Pastaj bënë kordon te dera e brendshme e fakultetit dhe nuk po na lejonin të futeshim, gjë që është komplet e paligjshme madje duke na shtyrë dhe goditur dhe videot e bëra publike e tregojnë më së miri se si verpuan ata që në të vërtetë duhet të na mbrojnë. Dhe ata nuk janë provokuar, thuhet për të bërë dezinformim, jemi ne që u provokuam, madje dhe u dhunuam dhe na shanë.
5.Shumë njerëz mendojnë se studentët që bojkotojnë janë në fakt të rinj të angazhuar me PD-në dhe LSI-në? Çfarë mund të na thuash për këtë?
Ata studentët janë të vërtetë, as me PD dhe as me LSI dhe këtë e treguam shumë mirë pasi nuk e lejuam deputetin Luçiano Boçi që të shprehte mbështetjen për ne, ose të shkaktonte provokime mes nesh dhe policisë ku shprehej se kishte ardhur për të larguar policinë.
6.Si është situata tani, a është larguar policia?
Policia nuk paraqiti asnjë mandat ku thuhej se duhet të ishte e pranishme në fakultet dhe menjëherë pas deputetit u larguan dhe ata.
7.Si do të vazhdoni me protestën tuaj, bojkot total deri në plotësimin e kërkesave?
Kauza është mëse e drejtë, mesazhi i është dhënë poltikës dhe duhet reagim. Kërkesat duhen plotësuar një më një dhe jo tu bëhet bisht atyre. Bojkoti do vazhdojë dhe njëkohësisht edhe ngujimi në fakultet,
/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje