Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Efektet e alkoolit në trurin e njeriut. Pse alkooli ju bën të ndiheni më në qejf?

Efektet e alkoolit në trurin e njeriut. Pse alkooli ju bën të ndiheni më në qejf?
June 01
13:22 2016

Pse e konsumojmë alkoolin? Njerëzit e kanë konsumuar atë për të paktën 10 mijë vite, madje edhe kur uji ishte më pak i rrezikshëm ata gjithnjë kanë preferuar alkoolin. Sot njerëzit mund t’ju japin shumë arsye rreth vendimit të tyre se duhet konsumuar alkool apo jo dhe shumica e tyre pasqyrojnë efektet që kanë në mendje. Por një gjë është e sigurt: alkooli nuk mund të jetë më i shëndetshëm se uji.

  1. Ka shije të mirë

Varet nga çfarë pini, pasi disa mund të përmbajnë shumë sheqer dhe njerëzit sigurisht që kanë preferenca të ndryshme. Fakti që etanoli ka përmbajtje sheqeri ka gjasa  që të rrisë tendencën për të konsumuar më shumë alkool. Studimet tregojnë se ata që kanë preferencë për alkoolin janë më të predispozuar ta konsumojnë më shumë pasi sheqeri vepron në të njëjta zona të trurit që aktivizohen nga shija e ëmbël.

  1. Keni nevojë për një pije

Dopamina, një neurotransmetues i përfshirë në pjesën që lidhet me kënaqësinë në tru, luan një rol kyç në të qenit të motivuar dhe lidhet ngushtë me format e varësisë. Etanoli rrit çlirimin e dopaminës dhe kjo mund të shkaktojë dëshirën për të pirë më shumë. Megjithatë, pas një eksperience  të  shpeshtë me substanca si alkooli, duhet të dini se lidhjet me dopaminën pas një farë kohe e rimodelojnë veten, duke ulur numrin e receptorëve. Madhësia e këtij reduktimi  lidhet me një rrezik të madh të rikthimit të varësisë nga alkooli.

  1. Ju bën të ndiheni më mirë

Të konsumoni alkool është një mënyrë “vetëkurimi” për të çliruar stresin duke e kthyer në “ujë për të luftuar jetën”. Stresi është biologjikisht i lidhur me sistemin e reagimit mes hipofizës dhe gjëndrës së veshkave. Konsumi akut i alkoolit mund ta stimulojë këtë duke rritur prodhimin e hormoneve të stresit.

  1. Ju ndihmon të tejkaloni gjërat që nuk ju lejohen të bëni

Alkooli njihet se zvogëlon frenimin në pjesën e trurit të lidhur me marrjen e vendimeve dhe sjelljen. Kjo çon edhe në humbjen e vetëpërmbajtjes nga njerëzit që konsumojnë alkool në sasi të tepruar. Një efekt i pijes është afërsia me njerëzit dhe të qenit më i shoqërueshëm se zakonisht.

  1. Ju ndihmon të flini

Studimet tregojnë se doza të caktuara të alkoolit ju ndihmojnë të flini më shpejt sesa kur jeni në gjendje normale, pa konsumuar alkool. Megjithatë, ai nuk ju ofron gjumë të qetë  pasi ka një efekt të dëmshëm në kujtesë. Konsolidimi i kujtimeve emocionale mund të preket në veçanti.

  1. Ju lehtëson dhembjet

Ky efekt është i njohur, madje edhe mjekët shpesh e kanë thënë se alkooli redukton dhe lehtëson dhembjet që mund të ndjeni. Sinjalet që shkaktojnë dhembje detektohen nga sensorët e neuroneve  që kalojnë informacionin nëpërmjet sinapseve të palcës kurrizore deri në tru.  Këto sinjale “kapen”  nga alkooli duke zvogëluar efektet.

 

Shperndaje