Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E treta e vërteta për Fifin?

E treta e vërteta për Fifin?
November 18
11:58 2019

Ditën  e djeshme, në kuadër të prezantimit të projekteve të Këngës Magjike, siç është traditë tashmë tek  “E Diela Shqiptare”, në skenë u ngjit Fifi.

Pjesëmarrja e paralajmëruar prej një jave e artistes pritej me padurim nga fansat e saj dhe jo vetëm, për një arsye shumë të thjeshtë në fakt. Sepse në dy edicionet e fundit Fifi ja ka dalë që të sjellë në festivalin e njohur dy hite, njëri pas tjetrit (gjë që jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë).

Po flasim pikërisht për këto këngë që jo vetëm janë shumë të klikuara në Youtube (me dhjetëra milionë klikime) por dhe që kanë muzikë kryevepër, tekst fantastik, njëra prej tyre ka dhe Mc Keshën brenda. Për këtë arsye fansat dhe ndjekësit e “Këngës Magjike” ishin të bindur që Fifi nuk do të zhgënjente as këtë vit dhe më lejoni të them që kishin të drejtë. Këngëtarja solli “Marova” dhe unë personalisht por edhe shumë të tjerë mbaruan për këtë këngë(përshëndesim dhe Kledi Bahitin me këtë rast sepse pse jo?)

Dhe natyrshëm mua më lind pyetja: “A është kjo e treta e vërteta për Fifin”? Pra që më në fund ta fitojë këtë trofeun e madh të festivalit…Pasi të tjerat i ka bërë të gjitha, ka sjellë tre vite rresht super këngë, ka shkruar tekste shumë të mira për artistët e tjerë(më të mirat i ka ruajtur për vete gjithsesi), ka marrë gjithë dashurinë e mundshme të publikut dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është të triumfojë. Vërtetë që ka konkurencë të fortë (Eneda Tarifa për shembull) dhe ndoshta artistë të tjerë që do të prezantohen javët në vazhdim por nuk duket se e tut ky fakt.

Dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë shumë mirë gjatë live-t (nuk do të jetë me grip, nuk do ketë problem mikrofonash apo gjëra të tjera teknike), mendoj që ka një shans të mirë që 2019 të jetë viti Fifit në konkurim. Poooor edhe nëse nuk ja del, të lutem mos u mërzit dhe merr pjesë dhe vitin tjetër, sepse ne mund të bëjmë dhe një rimë tjetër si “E katërta e sakta!” Flm!  /Blitz.al/

Share