Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E thotë shkenca: Vajza, një mashkull që tradhton mund ta dalloni nga gjuha e trupit! Ja çfarë ndryshon…

E thotë shkenca: Vajza, një mashkull që tradhton mund ta dalloni nga gjuha e trupit! Ja çfarë ndryshon…
August 17
14:23 2017

Tradhtia! Kjo fjalë e mallkuar që ndan çifte dhe është ndër temat më të diskutuara kudo. Duke qenë kështu, edhe shkenca ka filluar të konsiderojë seriozisht studimin mbi ndryshime të mundshme që pëson mendja e truri i dikujt që tradhton në mënyrë për të mësuar më mirë se cilat janë shenjat e dukshme të një tradhtari e për ta kuptuar atë shpejt pa shkatërruar jetën.

Eksperti i gjuhës së trupit, Patti Uoud, është shprehur se vajzat e kanë më të lehtë të kuptojnë një mashkull që tradhton se e anasjella dhe kjo për një arsye të vetme: meshkujt ndryshojnë gjuhën e tyre të trupit kur tradhtojnë.

Çfarë do të thotë kjo saktësisht? Në momentin që meshkujt tradhtojnë, ata prodhojnë më tepër testosteron (duke qenë se kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale). Kjo bën që trupi i tyre të jetë më i fuqishëm dhe muskujt ushqehen natyralisht më shumë. Kjo bën që meshkujt tradhtarë të mbajnë një pozicion më të drejtë të shpinës, të nxjerrin disi gjoksin më para dhe këmbët i mbajnë më të hapura nga njëra-tjetra.

Nëse mashkulli juaj ka qenë gjithmonë i tillë, atëherë nuk keni pse e akuzoni së koti sepse është konstrukt i trupit dhe qëndrimit të tij. Por nëse një ditë të bukur ky mashkull zgjohet me një tjetër staturë, kini kujdes, alarmi është ndezur! /Blitz.al/

Shperndaje