Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E thotë edhe shkenca: Të kesh motër të bën një person më të mirë

E thotë edhe shkenca: Të kesh motër të bën një person më të mirë
March 13
20:25 2018

Sipas studimeve rezulton se një motër mund t’ju mësojë shumë gjëra në jetë që kanë të bëjnë me mënyrën e të sjellurit, dallimin e së mirës nga e keqja apo edhe mënyrën si të sillesh me të tjerët.

-Motrat ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja sociale, sidomos ajo që është më e madhe se ju. Ju ndihmon dhe mëson si të arrini  kompromiset, mënyrën e komunikimit dhe si të negocioni në situata të ndryshme.

-Një motër ju ndihmon në shëndetin tuaj psikologjik. Sa herë që ju nevojitet një person që t’ju këshillojë, padiskutim që e duhura është motra juaj. Ajo që vlen për t’u thënë është se ato ju ndihmojnë të tejkaloni frikërat, ndjesinë e fajit apo çdo emocion tjetër negativ që ndikon në shëndetin tuaj psikologjik e mendor.

-Një motër të bën ty një qeni më të mëshirshme. Kjo sepse motrat nxisin sjellje pozitive shoqërore si dhembshuria dhe altruizmi.

-Një motër ju mëson të jeni të pavarur dhe ambiciozë. Sipas një studimi psikologët zbuluan se këshillat e një motre ju ndihmojnë juve që të jeni sa më të pavarur, të zotët e vetes dhe ambiciozë për të patur qëllime dhe arritje në jetë.

-Motrat ju ndihmojnë të mësoni si të ruani ekulibrat. Njerëzit me të paktën një motër janë më të aftë për të përballuar problemet e ndryshme dhe përjetojnë më  pak stres./Blitz.al/

Komento
Shperndaje