Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rrallë! Vendos gabimisht 400 euro për bastin fitues, por e anulon

E rrallë! Vendos gabimisht 400 euro për bastin fitues, por e anulon
November 20
10:59 2016

A ka zhgënjim më të madh sportiv për dikë që vendos baste sesa kur humbet vetëm për një ndeshje? Sigurisht që po; është rasti i djeshëm i një të riu spanjoll.

Para ndeshjes së djeshme mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e cila përfundoi me rezultatin 0 me 3, një bastvënës ka dashur t’i vendosë këtij rezultati të saktë 40 euro, por gabimisht janë vendosur 400 euro. Në këtë moment paniku për shumën e parave që do të investonte ai ka anuluar biletën e tij.

Rezultati 0 me 3, i cili u vendos nga Cristiano Ronaldo, e kishte koeficientin 34, gjë që e shton më shumë zhgënjimin e tifozit, i cili sot do të kishte në xhepat e tij plot 13.600 euro, por nuk qe e shkruar kështu…

Me siguri kjo ka qenë fitorja më e hidhur që i riu ka përjetuar si tifoz. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje