Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pazakontë! Vajza që nuk lejoi ëndrrën “ata jetuan të lumtur përgjithmonë” t’i prishte jetën…

September 28
09:53 2016

...

“Disneyland” është bërë vendi i preferuar për të zhvilluar shërbime fotografike, sidomos në rastet kur ka propozime për martesë, foto dasmash apo momente të lumtura në çift. Njësoj kishte menduar edhe Brooke Lowry, e cila kishte vendosur të kryente, pikërisht në vendin e përrallave, fotografitë e saj të dasmës. Mirëpo, për fat të keq, pak ditë para dasmës, ajo u nda nga i fejuari i saj.

Mund ta imagjinoni se të gjitha ëndrrat për fjalinë  e bukur “…dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë” kishin ardhur drejt fundit dhe Lowry ndihej mjaft e zhgënjyer. Por pikërisht në këtë moment ajo vendosi të mos e lejojë dhimbjen t’i shkatërrojë të gjitha ëndrrat, ndaj vendosi të bëjë fotografi në “Disneyland”, siç edhe e kishte planifikuar me të fejuarin, por këtë herë e vetme, për të treguar se në fakt princeshat mund të kenë edhe fat të keq, por gjithsesi, mbeten princesha.

Ajo është shprehur se kjo ka qenë dita më e bukur e jetës së saj dhe një eksperiencë që do ta mbajë mend gjithmonë. “Pres me padurim ditën kur do t’ia tregoj vajzës time këto fotografi dhe do t’i them se ndryshe nga të gjithë, unë nuk bëra viktimën, por u ngrita në këmbë dhe u ndjeva si një princeshë e bukur, ashtu siç në fakt duhet të ndihen të gjitha vajzat”, – ka thënë ajo.

Në rrjete sociale është bërë mjaft zhurmë për këtë histori të pazakontë dhe vajzat janë duke ndjekur shembullin e Lowry. “Ti vajzë e dashur, ke fuqi mbi veten tënde dhe jeta është plot e përplot me përralla, disa momente do t’ju dhembin, disa do t’ju kthejnë prapa dhe disa të tjera do t’ju bëjnë të mendoni për “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, ajo çfarë është e rëndësishme është të keni dashuri për veten në të gjitha këto situata”, – është shprehur Lowry. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje