E pazakontë! Arrestohet 102-vjeçarja për të përmbushur listën e gjërave që duhen bërë para se të vdesësh…

Një grua 102-vjeçare, Edie Simms, ka përjetuar një skenë filmash.
Edhe pse në një moshë kaq të madhe, ajo ka vite që ndihmon me sa mundet shtëpinë e pleqve në zonën e saj. Ajo qep rroba dhe gatuan një herë në javë për ta. Mirëpo, duke qenë e vetmuar, ajo kishte bërë një listë të gjërave që duhet me patjetër t’i provojë përpara se të largohet jeta.
Çuditërisht një nga këto gjëra ishte edhe të arrestohej një herë në jetë. Një nga nipërit e kësaj gjysheje e kishte zbuluar këtë listë dhe bashkë me ndihmën e policisë arritën t’ia bënin realitet këtë dëshirë.
Ajo ishte ndjerë mjaft mirë, pasi sigurisht forcat e policisë janë sjellë me shumë edukatë dhe delikateë gjatë gjithë kohës. “Kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe kishte shumë adrenalinë…” – ka thënë gjyshja. /Blitz.al/