Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme! Shihni në çfarë gjendjeje të mjerueshme janë ish-stadiumet olimpike sot

August 09
11:51 2016

Bosnjë dhe Hercegovinë

Picture 1 of 12

Duke qenë se jemi tanimë në entuziazmin e Lojërave Olimpike, le të hedhim një sy nga ish-stadiumet olimpike, të cilat kanë qenë të standardeve të larta e kanë pritur me mijëra sportistë e sot, nga neglizhenca e qeverive, paraqiten në një gjendje të mjerueshme.

Disa nga shtetet që nuk janë përpjekur aspak të mirëmbajnë të gjithë atë infrastrukturë prestigjioze për sa i përket sportit e që mund të ndihmonte vendin në këtë fushë janë Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Gjermania, Italia dhe Kina. Këto vende nuk u kanë dhënë prioritet ish-stadiumeve olimpike, duke i lënë ato në gjendje shumë të keqe e që tani i përdorin për kampe refugjatësh ose që frekuentohen nga njerëz, të cilët kanë varësi nga drogat.

Nëpërmjet galerisë mund të shikoni se sa të shkatërruara dhe çfarë pamjeje kanë sot këto stadiume dhe krahasojeni me rregullsinë dhe mirëmbajtjen e stadiumeve aktuale në Rio, ku po mbahen aktualisht Lojërat Olimpike. Ndërkohë, shpresojmë që edhe këta të fundit të mos përfundojnë në këtë gjendje si ish-stadiumet e tjera pasi të ketë përfunduar jehona e këtij viti…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje