Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme por e vërtetë! Facebook do të vendosë mikrofona dhe kamera në shtëpinë tuaj…

E pabesueshme por e vërtetë! Facebook do të vendosë mikrofona dhe kamera në shtëpinë tuaj…
January 12
13:09 2018

Disa vjet më parë vendosja e kamerave dhe e mikrofonave në shtëpi dukej si një gjë e tmerrshme. Në fund të fundit shtëpia është vendi privat ku gjeni qetësi larg syve të botës.

Por në ditët e sotme kjo gjë nuk duket aq tronditëse, për këtë arsye Facebook po planifikon që të instalojë kamera dhe mikrofona në vendet ku hani, ku flini dhe ku rrini.

Faqja e internetit Cheddar ka pohuar se kjo pajisje do të njihet si një portal dhe do të ketë një çmim prej 499$.

Pjesa e parë e pajisjeve do të përfshijë një ekran 15 inç, një aparat fotografik me kënd të gjerë e të pajisur me njohës të fytyrës, si dhe mikrofona për kontrollin e zërit. Për më tepër, përdoruesve të Facebook nuk do t’u duhet të përdorin fjalëkalim për t’u futur në llogari por mund të futen me njohjen e fytyrës.

Facebook Wants To Put Microphones And Cameras In Your House felix krause web

Synimi i hapjes së këtij portali është që familjarët dhe miqtë të lidhen nëpërmjet videos. Facebook planifikon që prezantimi zyrtar i këtij produkti të bëhet në fillim të majit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje