Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme! Kjo është shuma që fitojnë në një vit “fashion blogger”-at e rrjeteve sociale

E pabesueshme! Kjo është shuma që fitojnë në një vit “fashion blogger”-at e rrjeteve sociale
August 18
14:14 2016

Jo rrallë herë ndodh të shikojmë në rrjete sociale vajza apo djem që reklamojnë rrobat që veshin për çdo ditë. Po të vëmë re këto fotografi janë të një niveli shumë të lartë dhe janë të përgatitura me një staf të tërë nga mbrapa. Menjëherë lind pyetja: “Këta “fashion blogger”-a i harxhojnë paratë e tyre vetëm për t’u dukur bukur në rrjete sociale?

Në fakt jo! Pas tyre qëndron një industri e tërë promovimi dhe reklame. Blogger-ja Arielle Charnas ka rrëfyer se si ka arritur të jetë një nga femrat më të paguara vetëm duke u veshur me stil e duke postuar fotografi në Instagram dhe Snapchat.

“Në fillim nisi si një lojë. Sapo isha ndarë dhe doja të ngjaja bukur për të bërë xheloz ish-të dashurin. Ishte një sfidë me veten dhe me të tjerët, por pastaj, pasi e harrova fare dashurinë e shkuar, unë u dashurova me këtë punë. Vishesha bukur, u bëra popullore dhe menjëherë kompanitë e veshjeve më të mira më kontaktuan për të bërë reklamë. Jo vetëm që veshjet fillova të mos i paguaja, por edhe merrja një rrogë vjetore nga këto kompani. Edhe ndjekësit e mi arrinin të fitonin ulje kur blinin produkte në kompaninë me të cilën unë kisha bërë një kontratë vetëm duke përdorur një kod të posaçëm të cilin e marrin prej meje…”, – ka treguar Arielle Charnas.

Ajo ka më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe këta të fundit janë mjaft aktivë me komente dhe sugjerime.

Një tjetër blogger-e, 29-vjeçarja italiane Chiara Ferragni, ka më shumë se 6 milionë ndjekës në Instagram dhe ka ndjekës aktivë më shumë se 2 milionë në javë. Ajo është kthyer në frymëzim për shumë vajza të tjera, të cilat janë duke eksperimentuar me botën e modës të reklamuar në rrjete sociale. Tanimë, Ferragni arrin të marrë rreth 50,000 dollarë nga një firmë e caktuar nëse e reklamon 4 herë në muaj me anë të Instagram-it. Sipas një studimi, ajo nuk ka arritur ta mbajë e vetme gjithë fluksin e kërkesave, ndaj tani ka punësuar 14 njerëz si staf dhe për një vit arrin të fitojë rreth 7 milionë dollarë.

“Për të qenë e suksesshme në çdo lloj gjëje që merr përsipër të bësh duhet të kesh pasion, të dedikohesh dhe të jesh pak e çmendur”, – ka thënë ajo.

Jo rrallë vërejmë që edhe personazhe publike bëjnë reklamën e produkteve të ndryshme apo kompanive të cilat u besojnë për veshjet dhe kurimin e tyre. Kjo bëhet sepse ato përfitojnë një shumë të majme në fund të vitit dhe sigurisht avantazhi i tyre është që janë mjaft të ndjekur dhe fansat e tyre kërkojnë t’u ngjajnë.

“Kjo është një luftë se cili ka më tepër influencë te ndjekësit. Nuk ka rëndësi nëse je këngëtar, aktor apo një i panjohur. Po dite t’i bësh njerëzit për vete dhe të blejnë të njëjtat produkte si ti, arrite të bëhesh milioner nëpërmjet Instagram-it. Është kaq e thjeshtë”, – ka thënë studiuesja Rebeca Alexander.

Një “fashion blogger” mund të fitojë nga 5 mijë dollarë në 50 milionë dollarë në vit, gjithçka ka të bëjë me zotësinë, se si e shesin produktin dhe veten. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje