Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E la fëmijën vetëm për 15 orë që të shkonte në party, gjykata merr masa ndaj mamasë

E la fëmijën vetëm për 15 orë që të shkonte në party, gjykata merr masa ndaj mamasë
April 11
20:38 2019

Një nënë ka humbur kujdestarinë e fëmijës pasi la foshnjën e saj 18 muajshe vetëm në shtëpi- në mënyrë që të shkonte në party për 15 orë. Fëmija i braktisur është zbuluar nga punonjësit socialë teksa po bënin një vizitë të rastësishme.

Por mamaja e fëmijës nuk ndodhej asgjëkundi sepse kishte shkuar të festonte. Punonjësit kishin shkuar ta vizitonin sepse ata kishin munguar në takimin e fundit në qendrën sociale.

Prokurorja Catherine Richards deklaroi se fëmija është lënë në kujdestari të autoriteteve lokale. Ndërkohë mamaja ka pasur dhe një marrëdhënie të dhunshme me ish-partnerin, i cili është dhe babai i fëmijës.
“Fëmijës nuk i ishin ndërruar pelenat dhe nuk kishte asnjë shenjë të të pandehurës. Ajo çka ishte e qartë është se e pandehura kishte kontakt me ish partnerin, sepse kishte prova nga një tortë e personalizuar. Ishte e qartë se ajo kishte dalë me miqtë dhe me ish-partnerin për ta lënë fëmijën vetëm.”- është shprehur prokurorja.
Ideja e braktisjes së fëmijës në çfarëdo rrethane, jo më për një periudhë të gjatë, shkon kundër instiktit të një mamaje. Prandaj fëmija do të shkojë në jetimore, për të pasur një shans për t’u adoptuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje