Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E folura në publik!

E folura në publik!
April 30
15:18 2019

E folura në publik do të thotë të lesh anash mungesën e vetëbesimit dhe të japësh mesazhin që është  më i rëndësishëm se ndjenjat e tua. Kjo ka të bëjë me faktin se fjalimi juaj duhet të dërgoj një mesazh në veshin e duhur dhe ky është një mision që duhet çuar deri në fund.

Është shumë e rëndësishme që ta merrni shtruar, sidomos në fillim të fjalimit. Do të arrini të tërhiqni vëmendjen e audiencës nëse bëni pauza të shkurta dhe të mbusheni mirë frymë herë pas here. Nëse nuk bëni pauza dhe flisni shpjet, audienca mund të ndihet e fyer, ata mund të mendojnë që e keni me nxitim dhe se jeni aty për të mbajtur atë fjalim sa për sy e faqe.

Shkathtësia  oratorike është baza e një raporti të mire të lidhur me të tjerët por mbi të gjitha me vetveten, shume njerëz në fakt gjenden përballë vështirësive  kur duhet të përballojnë një bisede përpara një publiku të vogël apo të madhe pa u skuqur në fytyrë, pa u djersitur duart dhe me një zë të mbytur nga emocionet. Për të kaluar këto pasiguri që vijnë si pasoje e ndrojtjes është mirë të praktikohen disa,, truke,, të vogla që ndihmojnë për të kaluar vështirësitë dhe të përballoni një debat pa probleme dhe me siguri në vetvete.

Disa këshilla:

Kurrë dhe asnjëherë mos merrni përsipër të mbani një fjalim pa u përgatitur, pa e ditur dhe kuptuar subjektin e ngjarjes, tematiken, idenë dhe qëllimin. Kur flisni duhet të thoni diçka.

Për të kaluar ankthin dhe friken e fjalimit nuk është e nevojshme të shkaktoni panik që manifestohet me emocione të tepërta, por nxirrni ato me kujdes dhe përdoreni si avantazh. Lëvizjet e pakontrolluara të duarve mësoni ti përdorni  për të nënvizuar  diçka me rendësi.

Belbëzimet, gabimet e vogla në të folur mund të prishin fjalimin tuaj, dhe mënyra më e mire për të kaluar këtë është të përdorni ndonjë batutë të shkurtër për të kaluar më lehtë këtë situatë. Në ketë mënyrë një moment dështimi mund të kthehet në një moment force dhe njerëzve, të cilët po ju dëgjojnë, do të ju duket normale, pasi kjo mund të ju ndodh të gjithëve.

Është e rëndësishme që mos merrni sugjestione të personave që keni përballë, të cilat mund të ndikojnë negativisht. Përqendrohuni në forcat tuaja, duke rritur sigurinë

Përpara një fjalimi duhet të izoloni mendjen nga ngjarjet tjera dhe nga ajo që ju rrethon, mundohuni të përqendrohuni mbi objektivin dhe përmbajtjen e fjalimit.

Kur fjalimi që do të mbani është i një rëndësie të veçantë, duhet të reagoni me mendje të kthjelltë dhe mendime pozitive. Frazat e tipit ,, çdo gjë do shkoj mirë,, dhe ,, jam në rregull,, do të ju ndihmojnë për të arritur qëllimin. Mundohuni të jeni sa me origjinal, të ndjeheni më emotiv me fjalët që thoni në këtë mënyrë do të ndjehet më shume forca dhe bindja e fjalës suaj.

Një këshillë që jep revista “Forbes” është: Shkruani titullin dhe kreun e fjalimit siç do donit të shfaqej në një gazetë, nëse donit që fjalimi i juaj të ishte lajm i faqes së parë. Nëse nuk arrini ta bëni këtë, atëherë duhet ta keni të qarte se mesazhi juaj është i komplikuar, i mërzitshëm ose shumë i zakonshëm për t’i bërë përshtypje dikujt.

Kuriozitet: Filmi “The King’s Speech”(Fjalimi i mbretit) ishte një prej filmave që zgjoi shumë diskutime. Një film mbi fjalimin e mbretit George VI që kishte vështirësi në të folur dhe pa mundësi shqiptimi të disa shkronjave. Filmi përshkruan në hollësi  përgatitjet e Mbretit  për të bërë radiotransmetimin e tij të parë gjate kohës së luftës së Dytë Botërore, deklaratën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar kundër Gjermanisë në 1939. Filmi ishte një sukses i madh kinematografik dhe në arkat filmike me një buxhet të realizuar prej 15 milion$, filmi arriti të arkëtoj mbi 400 milion$ anë e mbanë botës duke u bërë njeri prej filmave më fitimprurës dhe i suksesshëm i kinematografisë Britanike. Aktori Colin Firth që luan mbretin, u shpërblyer me çmimin Oscar për portretizim të jashtëzakonshëm të mbretit  George VI. Filmi gjithashtu fitoi çmimet për filmin më të mirë të vitit, skenarin më të mirë origjinal dhe regjinë më të mirë, dhe shumë çmime të tjera ndërkombëtare.

Komento
Shperndaje