Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E diela e showbizit shqiptar, nga rrëfimet për të lënë muzikën tek martesat në fshehtësi

E diela e showbizit shqiptar, nga rrëfimet për të lënë muzikën tek martesat në fshehtësi
May 27
13:15 2019

Ndryshe nga ditët e fundit, ku thatësira e showbiz-it shqitpar kishte bërë që letrat e kryeminstrit Rama për Lulzim Bashën të ishin gjëja më interesante e ditës, e diela ishte e mbushur me të reja nga personazhet e njohur. Për ju që nuk e keni kapur ritmin e lajmeve, që keni humbur ndonjë zhvillim apo që thjesht e mbyllët telefonin dhe shijuat fundjavën, ja çfarë ndodhi ditën e djeshme në showbizin shqiptar.

Gjërat e para në fillim, siç thonë amerikanët, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë zyrtarisht të martuar. Jo se kjo është ndonjë suprirzë e madhe, sepse fundja ata kanë më shumë se 12 vjet bashkë, kanë një vajzë dhe sigurisht janë në top 5 e çifteve më të dashuruar në botë, por gjithsesi fakti që ishin martuar në fshehtësi të plotë në një ceremoni private, në një ishull të pabanuar në datën 7 maj, epo na kapi pa pregatitur. Kjo edhe pse, pas atij propozimit nënujë në 2013-ën prisnim ndonjë ceremoni madhështore, por kur e mendon, mënyra që ata kanë zgjedhur që ti thonë po njëri-tjetrit përpara njerëzve të dashur dhe Zotit, është fiks diçka që Miriami dhe Albani do bënin. Por mos u bëni merak, shumë shpejt ata do ta djegin së bashku me miqtë e tyre, kshuqë do të kemi dasëm.

Më pas, në një zhvillim krejt të papritur, Butrint Imeri postoi një foto me Kiara Titon. Ata kanë më shumë se 2 vite që përfliten për një lidhje të mundshme, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka bërë një prenoncim të qartë për këtë. Dhe kur kishte disa kohë që lajmet nga fronti i Kiara/Butrint kishin rënë në qetësi, nga askund, fillimisht Butriniti, më pas dhe moderatorja e “Doktor Plastik”, postuan foto ku dukeshin përkrah njëri-tjetrit në atë që duket si një fushë golfi.

Nisur nga një vështrim paraprak, Butrinti po xhiron videoklipin e projektit të ri dhe Kiara do të jetë protagoniste në të. Megjithatë, herët që janë parë bashkë nuk besoj se kanë qenë takime për të negociuar për përfshirjen në videoklip. Gjithsesi dy gjëra janë të sigurta, një valë komentesh negative priten të vijë në profilin e Kiarës nga fansat “e çmendura” të Butrinit dhe nëse janë bashkë, këngëtari NUK e ka bërë për vetë moderatoren me këto lëvizje kërcimi:

 

View this post on Instagram

 

Ti m’ke rrejt e kjo t’ka dhez.. 🤭🔜

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Ndërkohë Vlashent Sata ka publikuar këngën “Copëzat”, e përtej muzikës dhe tekstit fantastik, protagonsite në videon e saj ëshë Dojna Mema.

Nëse e degjoni dhe shikoni është si një ndërthurje e videoklipit “All of me” të John Legend me një copëz tingujsh të Jason Mraz, që në tërësi kanë një prekje origjinale kreative nga Vlashenti dhe arti i tij. Dhe me thënë të drejtën, përveç artit, kënga dhe i gjithë videoklipi duket si një dedikim personal. Dhe sikur të jetë, reagimi ynë është ky:

via GIPHY

 

Lajmi tjetër në fakt nuk ndodhi teknikisht dje, por gjithsesi të dielën ishte si lajm kryesor nëpër portale. Dedikimet që Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj i bën njëri-tjetrit pas mbarimit të “Dua të të bëj të lumtur”. Normalisht kjo nuk është një gjë e re, por gjithsesi duam të shkëpusim fjalët që Arbana i ka thënë regjizorit të saj, me të cilin prej kohësh përfliten që janë në një lidhje. “Jam me fat që të kam”, ka shkruar moderatorja për Grishajn dhe sigurisht nuk janë fjalët me të cilat çdo koleg i drejtohet tjetrit, kështu që e thamë dhe këtë.

Në fund mund të përmendim dhe faktin që për herë të parë, Capital T ka bërë një seancë pyetjesh në Instagram dhe na provoi të gjithëve që nuk është robot. Ndër të tjera ai rrëfeu se shumë shpesh ka menduar që ta lërë muzikën por për fatin tonë të mirë kjo nuk ka ndodhur. Dhe shpresojmë që të mos të ndodhë në të ardhmen e afërt. Qëndro i fortë Capital T!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje