Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duhet të hiqni dorë menjëherë nga këto 10 zakone të tmerrshme!

Duhet të hiqni dorë menjëherë nga këto 10 zakone të tmerrshme!
November 27
11:15 2016

Nuk ka asnjë keqkuptim në këtë mes. Zakonet e këqija quhen të këqija për një arsye. Ato bëhen shkak për të na prishur produktivitetin dhe origjinalitetin. Ato na pengojnë nga arritja e objektivave që i vendosim vetes, si dhe çka është më e rëndësishmja, na bëjnë keq për shëndetin.

Sigurisht që ekzistojnë shumë zakone të këqija, por më poshtë do t’ju rendisim 10 prej tyre, nga të cilat ju duhet të hiqni dorë menjëherë.

  1. Ju hani edhe kur nuk jeni të uritur

Shumë herë nga stresi ju nuk e kuptoni fare që jeni duke konsumuar ushqime të dëmshme për trupin. Patatina, çokollata, ëmbëlsira – të gjitha këto pa qenë farë të uritur. Sigurohuni që të konsumoni ushqim vetëm kur jeni të uritur, jo kur jeni të nxehur, të mërzitur apo në stres. Edhe nëse e keni të pamundur fokusohuni te frutat dhe perimet!

  1. Përdorimi i celularit në krevat

Me siguri nuk e dini se kjo ul produktivitetin dhe dëmton gjumin tuaj. Drita e ekranit të celularit është shumë e dëmshme dhe rrezikon të prishë hormonin melatoninë, që është hormon relaksi gjatë gjumit. Merrni një libër përpara se të flini dhe jo celularin. Lëreni këtë të fundit diku larg krevatit tuaj.

  1. Ankesat

Shkencëtarët thonë se kur ne përcjellim negativitet jo vetëm do të shkatërrojmë veten, por edhe personin që po na dëgjon. Pranojeni botën ashtu siç është, jo perfekte dhe se ndonjëherë gjërat shkojnë keq dhe nuk duhet të mërzitemi shumë për këtë. Jeta e tillë është. Punoni të korrigjoni gabimet tuaja në mënyrë që të jeni më pozitivë.

  1. Të qenit jo të organizuar

Ju mund të mendoni se një tavolinë rrëmujë nuk është asgjë, por në fakt nuk është kështu. Çorganizimi mund të ulë produktivitetin tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni në ankth. Përpara se të punoni, rregulloni tavolinën e punës dhe mbani kalendarë të saktë. Do të ndiheni shumë të çliruar.

  1. Të bërit shumë gjëra njëherësh

Nëse ju bëni shumë gjëra njëherësh është shumë më pak produktive sesa kur i bëni gjërat me radhë. Kjo sepse ju e mbingarkoni trurin tuaj me shumë informacion njëherësh. Krijoni një listë të gjërave më të rëndësishme dhe më pas bëjini ato sipas radhës.

  1. Nëse nuk kurseni

Sigurisht që nëse ju keni shumë të ardhura, gjëja e fundit që ju shkon në mendje të bëni është të kurseni. Por nuk është kështu pasi do t’ju duhet të shpërndani të ardhurat siç duhet në mënyrë që të shijoni maksimumin e produktivitetit tuaj. Ndajini shpenzimet për fusha të ndryshme dhe do të shikoni se do të ndiheni më mirë.

  1. Kur vendosni veten në dyshime

Dyshimi është një nga ndjesitë kryesore që shkakton probleme në shëndetin tuaj mendor. Dyshimi ju bën të keni presion më të lartë gjaku, krijon ulcera, dhembje koke dhe probleme me tretjen. Mund të largoheni nga dyshimet duke mos menduar më shumë seç duhet lidhur me një situatë apo person.

  1. Thashethemet

Edhe pse në dukje thashethemet janë një mënyrë e mirë relaksi, kjo nuk është e vërtetë kur e shihni veten shumë të përfshirë në to. Thashethemet krijojnë stres dhe rrisin tensionin ndërkohë që ju mbushin mendjen me gjëra të pavërteta. Fokusohuni te të vërtetat!

  1. Duhanpirja

Me siguri e keni dëgjuar qindra herë, por në fakt është nga zakonet e këqija që ka dëme të shumëfishta. Dëmton shëndetin dhe xhepin tuaj. Zgjidhja është shumë e lehtë: kini vullnet dhe mos pini më duhan!

  1. Justifikimet

Justifikimet, të çdo lloji, ju bëjnë dembel dhe nuk ju bëjnë të arrini te suksesi. Ju duhet të jeni më realistë me veten dhe të shijoni e arrini aq sa ju vetë keni mundësi, pa u dashur të keni justifikime për to.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje