Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donte një foto perfekte për Instagram, modelja sulmohet nga peshkaqenët

Donte një foto perfekte për Instagram, modelja sulmohet nga peshkaqenët
July 12
14:21 2018

Të kafshohesh nga një peshkaqen padiskutim është makthi më i keq i çdo njeriu. Por ja që një modele ka shkuar vetë me këmbët e veta drejt kësaj ekperience të rrezikshme për jetën.

Modelja Katarina Zaritski dëshironte të kishte një foto perfekte për të publikuar në Instagram dhe zgjodhi vendin më të çmendur për ta bërë; në mes të peshkaqenëve.

E shtrirë me shpinë në sipërfaqet e ujërave të Staniel Cay në Bahamas modelja po përpiqej të merrte pozën perfekte ndërkohë që babai i saj mbante në dorë aparatin fotografik. Modelja ishte kudo e rrethuar nga peshkaqenët derisa njëri prej tyre e sulmoi në krah.

Katarina tha për NBC se ajo u tërhoq prej tyre nën ujë ndërkohë që përpiqej të lëshonte dorën nga dhëmbët e peshkaqenit. Katarina shpëtoi prej tyre dhe nototi duke e mbajtur njëri krah lart që gjaku që i rridhte të mos tërhiqte akoma edhe më shumë të tjerët. është e tmerrshme se çfarë njerëzit mund të bëjnë për një foto Instagram-i./Blitz.al/

Komento
Shperndaje