Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të kurseni para por situata ju ikën gjithmonë nga duart? Ne ju sjellim truket më efektive për t’u bërë “të pasur”…

Doni të kurseni para por situata ju ikën gjithmonë nga duart? Ne ju sjellim truket më efektive për t’u bërë “të pasur”…
August 10
13:31 2018

Jetojmë në një botë ku të gjithë përpiqemi të shkojmë sa më lart nga ana profesionale, e njëkohësisht të fitojmë sa më shumë para.

Shpeshherë dëgjojmë atë shprehjen klishe se “paraja nuk është gjithçka”, ama e vërteta është se pa to nuk mund të bëjmë dot asgjë. Jetesa, shtëpia, shkollimi, makina, pushimet, kontrollet shëndetsore e shumë veprimtari të tjera kurrësesi nuk mund të realizohen pa para, qofshin këto edhe në kushte minimale.
Keni provuar ndonjëherë të kurseni, po nuk ia keni arritur dot qëllimit për shumë arsye?
Epo, ne do t’ju tregojmë një metodë japoneze tepër efektive, e cila bën që rezultati të jetë i kënaqshëm brenda pak ditëve.
Ju duhet të reduktoni paratë tuaja çdo natë!

Ju duket e çuditshme që të bëni çdo natë një reduktim nga shuma që keni në portofol? Ju sigurojmë që jo.
Nëse në mbrëmje ktheheni në shtëpi me 40 mijë lekë, hiqni 5 mijë nga portofoli dhe futini diku, në një sirtar dhe mendoni sikur ato lekë nuk i kishit, nuk kanë ekzistuar ose i keni humbur.
Mos neglizhoni të hiqni nga portofoli juaj një shumë të vogël çdo mbrëmje, por gjithashtu edhe kur ju merrni rrogën mujore, para se të filloni të shpenzoni, hiqni një shumë veç, duke menduar sikur e keni pasur rrogën më të ulët.
Për shembull, nëse  keni  një rrogë prej 500 mijë lekësh, hiqni 100 veç dhe mbani 400 të tjerat. Ato lekë që hoqët mendojini sikur nuk i kishit.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në shumicën e rasteve ne shpenzojmë aq sa kemi, pra nëse kemi 50, do t’i prishim të gjtiha, ama nëse kemi 40 do fillojmë të eliminojmë disa gjëra të panevojshme.
Gjithashtu është e këshillueshme që mos të përdorni shumë kartat e kreditit, pasi duke paguar gjithmonë me kartë nuk ja kemi idenë sa kemi shpenzuar dhe sa na kanë mbetur.
Nëse i vini në zbatim këto truke, rezultatin e kënaqshëm do ta vini re që në muajin e parë.

E pra, pasi të thoni me vete që si nuk i keni menduar më parë këto metoda, filloni t’i vini në zbatim tani që i mesuat. Nëse do të arrini të kurseni para në një kohë të shkurtër, atëherë jeni duke rritur ekonominë tuaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje