Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të jeni produktiv edhe duke përdorur smartphone-at? Këto janë mënyrat…

Doni të jeni produktiv edhe duke përdorur smartphone-at? Këto janë mënyrat…
November 24
18:53 2016

Ne jemi gjenerata e celularëve dhe jemi më të varur se kurrë ndaj tyre. Madje ne e dimë fare mirë se çfarë disavantazhesh mund të sjellë qëndrimi përgjatë gjithë kohës me kokën te telefoni, por mendojmë se nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër.

Megjithatë, janë disa njerëz që kanë arritur të kenë një bilanc shumë të mirë se kur dhe si duhet përdorur telefoni në mënyrë që të sjellë sa më tepër të mira në jetën tonë. Ekspertët tregojnë se njerëzit që kanë një logjikë të fortë dhe janë racionalë arrijnë të menaxhojnë ashtu siç duhet kohën që shpenzojnë në telefon (qoftë për punë apo për argëtim).

Më poshtë ju tregojmë mënyrat se si këta njerëz e bëjnë një gjë të tillë:

  1. Jo telefona në tavolinë! (Vaktet ushqimore nuk janë të rëndësishme vetëm për shëndetin tonë, por edhe për mirëqenien e bisedës, shoqërisë dhe ndarjes së mendimeve me njerëzit tanë të afërt. Mos i humbisni këto zakone të shëndetshme vetëm prej telefonit, mbajeni atë larg.)
  2. Lëreni punën në punë! (Nëse jeni jashtë zyrës tuaj apo ambientit ku punoni, atëherë lëreni mendjen por edhe përgjigjet që kanë lidhje me punën në punë! Nëse keni mesazhe apo email-e pune është e thjeshtë, hapini në orarin e punës.)
  3. Kur dilni jashtë, bëni “sign out” nga të gjitha rrjetet sociale. (Ndërkohë që dilni me miqtë realë mos ua kushtoni kohën tuaj atyre virtualë. Por duke qenë se kjo është gati e pashmangshme kur juve ju vijnë njoftimet në telefon, atëherë thjesht shkyçuni nga rrjetet sociale në mënyrë që asgjë të mos ju shqetësojë).

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje