Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të humbni peshë? Zgjidhjen e gjeni te mënyra se si flini

May 04
10:14 2016

Gjumi është një nga faktorët kryesorë kur vjen fjala te humbja në peshë dhe sërish nuk merret parasysh nga shumica e njerëzve kur vendosin të krijojnë një rutinë të rregullt ushqimore. Gjumi lihet shpesh pas dore si pasojë e rutinës së ngarkuar, punëve të shumta si dhe aktiviteteve të tjera.

Dhe në fakt është lehtësisht e kuptueshme se pse njerëzit nuk e marrin shumë seriozisht gjumin. Kjo sepse ne e konsiderojmë këtë aktivitet jo produktiv, as nuk rritemi dhe as nuk mësojmë diçka të re teksa flemë. Vetëm sepse jemi aq të prirur të punojmë shumë dhe fitojmë shumë, duket se ndonjëherë orët që i konsiderohen gjumit janë humbje kohe.

Rëndësia e gjumit dhe humbja në peshë:

A e dini se gjatë kohës që flini, edhe organet e trupit tuaj gjithashtu “pushojnë”? Nëse nuk do të ndodhte ky pushim, hormonet tona nuk do të mund të funksiononin siç duhet. Hormonet rregullojnë çdo aspekt të trupit tonë, specifikisht shtimin në peshë, ndaj dhe këto të fundit lidhen së tepërmi me gjumin.

Në fakt, nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, niveli i kolesterolit do të rritet duke depozituar kështu dhjamin në trup. Në mënyrë që të humbim në peshë, duhet të kemi një dietë të balancuar, duhet pushuar gjatë ditës, të pihet shumë ujë si dhe minimumi 7-8 orë gjumë. Njerëzve të caktuar u nevojitet edhe më shumë gjumë, sidomos atyre që vuajnë nga ndonjë çrregullim hormonal, u duhen të paktën 9 – 10 orë gjumë.

Nëse bëni gjumë të mirë, edhe pesha juaj do të ndryshojë pa dashur që ju të mundoheni shumë për këtë, kështu që vendosjani synim vetes ta ktheni gjumin në prioritet dhe shijoni më pas përfitimet që vijnë prej kësaj.

Etiketimet
Shperndaje