Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni bileta me çmim të lirë? Ja “hilet” që duhet të mësoni

Doni bileta me çmim të lirë? Ja “hilet” që duhet të mësoni
May 28
13:40 2016

Pjesa më e rëndësishme e një udhëtimi është sigurisht rezervimi i biletës së avionit. Ditët kur duhej të kishit kontakt të vazhdueshëm me një person të agjencisë që të merrej me prenotimet dhe gjithçka të nevojshme kanë ikur pasi rezervimi i biletave online i ka kthyer të gjithë në agjent udhëtimesh. Sigurisht, agjencitë akoma luajnë një rol të rëndësishëm në industrinë e turizmit, por me evoluimin e prenotimeve online tashmë keni mundësi të bëni zgjedhjen më të mirë duke kursyer më shumë para.

Ajo që duhet të bëni fillimisht është të lidhni komunikim me një agjenci ajrore e cila i përshtatet buxhetit tuaj financiar. Ka disa lloje linjash të ndryshme me çmime të ndryshme, në momentin që ju e keni zgjedhur se cila prej tyre i përafrohet mundësive tuaja atëherë komunikimi do të jetë më i lehtë. Pas kësaj gjithçka i lihet në dorë kohës. Në momentin që e keni përzgjedhur linjën tuaj ajrore, mund të menaxhoni të merrni çmime akoma më të ulëta duke u regjistruar si klient i rregullt në këtë kompani. Duke bërë këtë regjistrim do të merrni vazhdimisht email-e promocioni ku do t’ju bëhen ulje dhe dhurata të vazhdueshme.

Diçka tjetër që duhet të keni në mendje kur bëni një prenotim bilete online, duhet të siguroheni që komisioni i blerjes i takon linjës ajrore dhe jo juve (sepse ligjërisht i takon linjës ajrore). Për ta kuptuar këtë, vëreni çmimet në të paktën tri faqe të linjave ajrore, nëse ndonjëra prej tyre ka çmim më të lartë, mos e prenotoni!

Nëse nuk e keni problem orarin e udhëtimit, atëherë duhet të dini se udhëtimet herët në mëngjes dhe vonë në darkë janë më ekonomike, por gjithsesi këtu duhet të siguroheni edhe për transportin deri në aeroport sepse në mëngjes herët dhe në darkë vonë transporti publik është më problematik dhe taksitë janë më të shtrenjta.

Sigurisht që të gjithë e dimë se nëse i rezervoni biletat më përpara do t’i gjeni ato me çmim me të lirë. Megjithatë, kur një avion nuk është mbushur plot, linja ajrore do të nxjerrë në shitje bileta në “minutën e fundit” me çmim shumë të ulët. Këtu dalim sërish te këshilla e mësipërme që të jeni të regjistruar paraprakisht në këto linja ajrore si klientë sepse kështu do të keni përfitime në të tilla raste. Është rriskuese, por ia vlen!

Së fundmi, shumë linja ajrore nga më prestigjiozet ofrojnë shërbime të tilla si abone vjetore apo bileta për të shëtitur gjithë botën. Të tilla mundësi mund t’i përdorni nëse udhëtoni shpesh gjatë vitit ose nëse doni të bëni vërtet një udhëtim rreth botës. Për mos të prenotuar bileta të ndryshme vazhdimisht, do t’ju mjaftojë vetëm një biletë dhe është e sigurt se do të kurseni shumë para me këto opsione.

 

Komento
Shperndaje