Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump është një model për fëmijët…

Donald Trump është një model për fëmijët…
November 02
12:32 2016

…se si ata nuk duhet të bëhen kur të rriten.

Në një nga deklaratat e tij mediatike kundër Hillary Clinton, Trump reagoi se kjo e fundit nuk duhej të ishte aspak model për djalin e tij dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të vendit.

Për të qenë të sinqertë, Barron Tump (i biri i Donald), si dhe të gjithë fëmijët e tjerë, nuk duhet të marrin as shembull të mirë dhe as të keq nga Hillary Clinton, por aq më pak të marrin nga Donald Trump!

Shumë veta thonë se ti, Donald Trump, je edhe vetë fëmijë. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Shumë fëmijë e dinë saktësisht se çfarë do të thotë të abuzosh seksualisht; fëmijët e dinë se një mashkull nuk duhet të sillet siç dëshiron me një femër vetëm sepse është mashkull; fëmijët dinë se si të sillen me respekt ndaj të tjerëve dhe se femrat nuk duhet të kenë forma perfekte trupore për të qenë të bukura. Fëmijët dinë se si njerëzit që besojnë një fe nuk janë terroristë dhe se emigrantët duhet të mikpriten dhe jo të largohen me dhunë nga vendi. Fëmijët e dinë që paqja dhe jo lufta e bën një vend të madh sërish! Fëmijët dinë edhe që nuk janë indianët dhe meksikanët që i sjellin të këqijat botës, por janë njerëz të caktuar, të cilët vuajnë nga injoranca dhe inferioriteti që i bëjnë këto gjeste. Gjithashtu fëmijët ditë se nuk duhet gënjyer pafundësisht dhe ata e adhurojnë të vërtetën.

Kështu që nuk shikoj asnjë arsye se pse djali yt apo fëmijët e tjerë të Amerikës duhet të të marrin ty si shembull, kur ata që tani janë shumë më lart se ty.

Sigurisht që as Hillary Clinton nuk do të jetë shembulli më perfekt, por të paktën do t’i mësojë fëmijët që të ndërtojnë një karrierë ashtu siç bëri ajo, duke ndihmuar fëmijët e vegjël dhe me pamundësi ekonomike të kenë mundësi të trajtohen shumë mirë në spitale dhe jo ashtu siç bëre ti që vetëm u pasurove, u ktheve në miliarder dhe vazhdimisht vetëm përçmon me fjalët e tua! /Blitz.al/

(Autori: Michael Daly)

Komento
Shperndaje