Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djersini gjatë natës? Jo gjithmonë e ka fajin vapa! Zbuloni se ku qëndron problemi

Djersini gjatë natës? Jo gjithmonë e ka fajin vapa! Zbuloni se ku qëndron problemi
August 12
13:23 2018

Në këtë periudhë temperaturat janë tepër të larta dhe sigurisht që ndjesia e vapës dhe djersitja janë tepër normale. Por a e keni vënë re që gjatë natës ju djersisni shumë edhe pse temperatura e dhomës është  normale?

Pikërisht për këto raste  studiuesit na tregojnë se nuk është vapa por disa probleme shëndetsore që ju bëjnë të djersisni.
Një nga problemet që  shkaktojnë djersitjen janë sëmundjet kardiovaskulare, ku më të destinuar për t’u prekur janë njerëzit  mbi 50-vjeç. Edhe pse mund të mendoni se nuk vuani nga kjo sëmundje, për shumë netë me rradhë ju ndodh të zgjoheni tepër të djersitur. Atëherë duhet të bëni sa më shpejt një kontroll  tek kardiologu. Djersitja e shpeshtë dhe e shumtë gjatë natës është treguese e sëmundjeve të zemrës.

Një tjetër rast është kur në trupin tuaj ka një infeksion. Nëse vuani nga infeksioni kjo i jep përgjigje djersitjes tuaj. Ju mund të jeni duke u kuruar për këtë sëmundje por djersitja natën do të vazhdoj edhe për disa ditë me rradhë.

Ju mund të vuani dhe nga tiroidet. Tiroidet kërkojnë një kurim shumë të mirë dhe me barna që kryesisht janë të forta. Përdorimi i barnave për fat të keq jep edhe efekte ansore. Një nga këto efekte është edhe djersitja gjatë natës.  Të prekur janë edhe personat që vuajnë nga diabeti  të cilët djersisin edhe në ditët e ftohta të dimrit.
Edhe për ju që vuani nga Hipoglicemina ose ndryshe nga  niveli i ulët i sheqerit, mos u çudisni kur të zgjoheni të djersitur nga nata.

Gjithashtu mjekët rekomandojnë që asnjëherë nuk duhet ta teprojmë me alkolin si në ditët e nxehta të verës ashtu edhe në ato ditët e ftohta të dimrit. Abuzimi me alkolin shkaktonrrahje të forta zemre, djersitje të shumta, pasi toksinat lirohen nga trupi jonë  dhe na mbulojnë me djersë. Ky abuzim na conë dhe në gjendje shëndetësore të rëndë.
E pra jo gjithmonë është vera dhe temperaturat e larta ato që na shkaktojnë djersitje edhe në orët e vona të natës. Duhet të tregoheni më të kujdessshëm për çdo problem që  shfaqet në trupin tuaj!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje