Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djema kujdes! Mjekra e gjatë përmban më shumë baktere se një WC

Djema kujdes! Mjekra e gjatë përmban më shumë baktere se një WC
April 19
20:12 2018

Nëse i përkisni rradhës së djemve që ndjekin modën e mjekrës së gjatë apo të shkurtës duhet të dini se kjo tendencë mund të jetë shkak  për shqetësim.

Mikrobiologu John Golobic i Quest Diagnostics në New Mexico mori në shqyrtim një numër të konsiderueshëm mjekrash në kërkim të baktereve dhe u shpreh: “Zakonisht nuk jam njëri që habitem, por këtë herë kam mbetur me të vërtetë shumë i habitur.”

Disa mjekra përmbanin baktere normale, por disa të tjera përmbanin baktere që krahasohen me ato që gjenden në WC (tualet).

Nëse ekzistojnë mostra të ngjashme në sistemin hidrik (ujit) sipas shkenctarit duhet të mbyllen për dizinfektim.

Edhe pse asnjë prej niveleve të bakterieve fekale në mjekër nuk janë të mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje, mikrobiologu tha se prap në një shkallë të caktuar kjo gjë është e frikshme.

Çelësi është që duhet të kryhet një larje e plotë e duarve dhe mjekrës dhe Golobic bën thirrje se: “Duhet të përpiqeni të mbani larg duart nga fytyra juaj, sa më shumë që të jetë e mundur”.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje