Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djema, keni rënë në dashuri me shokun e ngushtë? Qetësohuni, është normale!

Djema, keni rënë në dashuri me shokun e ngushtë? Qetësohuni, është normale!
June 12
18:33 2017

Përgjatë gjithë jetës jemi bërë dëshmitarë të një dashurie, me plot kuptimin e fjalës, mes shokëve të ngushtë. Dhe nuk po flasim për një lidhje miqësie, por për më shumë se aq.

Amerikanët e quajnë këtë “bromance/ bro (vëlla, shok i ngushtë) + romance (romancë)”.

Disa shpreheshin se kjo lidhej me homoseksualitetin e të tjerë i qëndronin idesë se është thjesht një miqësi, por në një nivel më të lartë.

Kësaj dileme i ka dhënë zgjidhje një studim i kryer nga psikologët në të përjavshmen “Sex Roles: A Journal of Research”. Në të janë analizuar sjelljet e 30 studentëve britanikë, të cilat kanë treguar se edhe heteroseksualët mund të “bien brenda” me mikun e tyre të ngushtë. Dhe pasi mbyllen dyert, maskiliteti i tyre nuk ndikon fare në krijimin e një lidhje kaq të fortë.

“Pjesëmarrësit treguar se miqtë alla-“bromance” janë ata që qëndrojnë me ty gjatë gjithë kohës dhe janë aty për të të mbështetur për çdo gjë”, – shprehet Adam White, një nga studiuesit.

Akoma më interesant ishte fakti se të gjithë meshkujt, përveç njërit, pranuan se kishin provuar edhe kryerjen e marrëdhënieve intime, por jo seksuale bashkë. Pra, përkëdhelje, prekje, puthje…

“Mund të qëndrosh në të njëjtin shtrat me mikun tënd të ngushtë, të përkëdhelesh, të puthesh dhe të flasësh. Nuk ka asgjë të keqe”, – shprehet White.

Prandaj, nëse edhe ju keni një histori të ngjashme mos u ndjeni fare në siklet…u ndodh të gjithëve. /Blitz.al/

Shperndaje