Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Djaloshi bie në dashuri me një insekt. Kur ky i fundit ngordhi, 25-vjeçari gjeti një mënyrë të çuditshme për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij

Djaloshi bie në dashuri me një insekt. Kur ky i fundit ngordhi, 25-vjeçari gjeti një mënyrë të çuditshme për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij
February 07
23:14 2019

Shën Valentini është shumë pranë por ju sigurojmë se nuk do dëgjoni ndonjëherë histori më të çuditshme dashurie sa sa kjo e japonezit 25-vjeçar. Shinohara Yta është një koleksionues insektesh, jo vetëm kaq por ai edhe i konsumon shpesh ato.

Një ditë ai ra në dashuri me një brumbull dhe vendosi që ta quante atë shokun e tij të jetës, të mos e hante. Ai e quajti Lisa, dhe kështu nisi një histori dashurie e cila zgjati rreth 1 vit.

Ai e dinte që prej fillimit se të gjitha dashuritë e kanë një fund, e veçanërisht nëse bëhet fjalë për një insekt. Lisa ngordhi, por në vend që ta varroste siç presupozohet, 25-vjeçari vendosi që ta hante.
“Tashmë Lisa është në zemrën time dhe vazhdon të jetojë si pjesë e trupit tim”,- shprehet Shinohara.
Sinqerisht, keni dëgjuar gjë më të çuditshme se kjo në jetën tuaj?/Blitz.al/

Share