Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djaloshi 6-vjeçar i dërgon një letër prekëse Obamës

September 22
10:48 2016

Muajin e kaluar, njerëz në mbarë botën u tronditën nga fotoja e një 5-vjeçari sirian të plagosur nga sulmet në Aleppo, Omran Daqneesh, i cili shfaqej ulur në sediljen e pasme të ambulancës. I tronditur, ai nuk derdhi asnjë pikë lot, deri në momentin që u takua me prindërit në spital.

Pamjet e Omranit kanë tronditur edhe një 6-vjeçar, Alex-in, që jeton në Scarsdale të New York-ut. Ai vendosi t’i shkruajë një letër presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, të cilën presidenti e lexoi gjatë një samiti të OKB-së për refugjatët.

“Alex më tha se donte që Omran të vijë të jetojë me familjen e tij. Më shkruante se do ta mësonte të ngiste biçikletën ndërkohë që e motra do të mblidhte flutura për Omranin”,- u shpreh presidenti Obama.

“Ne të gjithë do të luajmë së bashku. Do t’i japim atij një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë”,- shkruante ndër të tjera Alex.

“Këto janë fjalët e një 6-vjeçari, që nuk ka mësuar të jetë cinik, dyshues apo i frikësuar nga njerëzit e tjerë. Ne të gjithë duhet të jemi si Alex. Imagjinoni se si do të ishte bota nëse ne do të ishim kështu. Imagjinoni se sa vuajtje do të lehtësohen dhe sa jetë do të shpëtohen. Dëgjoni fjalët e Alex dhe do e kuptoni se pse doja ta ndaja me ju këtë letër”, – u shpreh më tej presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje