Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali 7-vjeçar i shkruan kompanisë së lodrave, ja çfarë përgjigje i kthejnë

Djali 7-vjeçar i shkruan kompanisë së lodrave, ja çfarë përgjigje i kthejnë
September 26
14:02 2016

Shumë njerëz e duan kompaninë e famshme të lojërave “Lego”, edhe pse shpesh prindërit nuk shprehen aq të kënaqur duke qenë se fëmijët kalojnë shumë kohë duke luajtur.

Luka, një djalë 7 vjeç, i kishte kursyer të gjitha paratë për të blerë lodrën e tij të preferuar Njinjago Ultrasonic Raider, edhe pse babai i tij nuk e aprovonte këtë dëshirë. Luka ndoqi këshillën e të atit dhe i shkroi kompanisë, duke i kërkuar ndihmë.

“Përshëndetje! Emri im është Luka dhe unë jam 7 vjeç. Me të gjitha paratë që kam marrë për Krishtlindje bleva lodrën Ninjago. Mirëpo një ditë dola ma babin, ai më tha ta lija lodrën në shtëpi por unë nuk e dëgjova dhe humba Jay ZX, që ishte pjesë e setit. Jam shumë i mërzitur. Babi më tha t’ju shkruaja një email nëse mund të më dërgoni një tjetër. Premtoj që nuk do ta marr më me vete. Faleminderit!”- ka shkruar Luka.

Ndoshta babai i Lukës nuk priste një përgjigje nga kompania, siç shumë prindër të tjerë do të mendonin. Megjithatë, “Lego” ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës së djalit në një mënyrë të veçantë, duke qenë se, ashtu siç shkruante, Luka e kishte kuptuar gabimin.

“Normalisht ne do t’ju kërkonim të paguanit për një lodër të re nëse ju humb një nga figurat e setit. Shefat e mi më thanë se nuk mund t’ju dërgojmë një lodër, megjithatë unë pyeta Sensei Wu nëse mund të vinte në ndihmë. Ai më tha që jo vetëm do ta zëvendësojmë, por do të të  japim një lojë ekstra: Jay me të gjitha armët e tij. Ti do të kesh të vetmen lodër Jay që kombinohet në tri mënyra të ndryshme me këto armë. Gjithashtu do të dërgoj edhe një djalë tjetër të keq për ta përballur me të”.

Kjo ka qenë një përgjigje e cila e ka gëzuar shumë vogëlushin. Një pikë për Lukën dhe një pikë për kompaninë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje